Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot- Rrëshen.
Raportohet se janë përplasur tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjetet kanë rrëshqitur si pasojë e baltës dhe inerteve të rëna në rrugë, nga punimet e mjeteve të zhvilluara në këtë zonë nga mjetet që marrin inerte në lumin Fan.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të cilët kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.