Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Lufta në Ukrainë mund të zvarritet” Shefi i NATO paralajmëron: Situatë shumë e paparashikueshme

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
“Lufta në Ukrainë mund të zvarritet” Shefi i NATO paralajmëron: Situatë shumë e paparashikueshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i NATO Jens Stoltenberg ka bërë një paralajmërim të fortë përsa i përket luftës në Ukrainë.

Sipas tij, situata është shumë e paparashikueshme.

Stoltenberg shtoi se aleanca është e gatshme të mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus në një luftë që “mund të zvarritet dhe të zgjasë me muaj e vite”.



“Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion maksimal mbi presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës duke vendosur sanksione, duke ofruar mbështetje ekonomike, por edhe mbështetje ushtarake për Ukrainën, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”, tha Stoltenberg gjatë një Samiti të Rinisë së NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, raporton CNN.

“Është një situatë shumë e paparashikueshme dhe e brishtë në Ukrainë. Por ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet dhe të zgjasë me muaj e vite”, vazhdoi ai.

Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët e NATO-s po përgatiten të ndihmojnë Kievin të avancojë nga “pajisjet e vjetra të epokës sovjetike drejt armëve dhe sistemeve më moderne standarde”, por shtoi se kjo “do të kërkojë më shumë trajnim”.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, duke përfshirë Holandën dhe Francën, kanë njoftuar së fundmi se do të furnizojnë Ukrainën me obus, armë me rreze të gjatë, për të ndihmuar në mbrojtjen kundër Rusisë.

Gjermania ka thënë se do të furnizojë Ukrainën me tanke kundërajrore, pasi ajo përpiqet të shmangë kritikat se qeveria ka qenë e ngadaltë në ofrimin e pajisjeve ushtarake për vendin e shkatërruar nga lufta.

Të mërkurën, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se ata do të mbështesin ushtrinë ukrainase duke ofruar “stërvitje dhe mirëmbajtje”.

Baerbock shtoi se Gjermania kishte zgjedhur të mos i bënte publike të gjitha armët që kishte dërguar më parë në Ukrainë. “Ne kemi furnizuar me armë antitank, Stingers dhe shumë armë të tjera për të cilat nuk kemi folur në publik”, tha ministri i Jashtëm.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss foli për mbështetje që Mbretëria e Bashkuar të dërgojë avionë luftarakë dhe armë të tjera të rënda në një fjalim kryesor të mërkurën.

“Armë të rënda, tanke, aeroplanë – duke gërmuar thellë në inventarët tanë, duke rritur prodhimin. Ne duhet t’i bëjmë të gjitha këto”, tha Truss.

“Sanksionet tona tashmë e kanë parë Rusinë duke u përballur me mospagimin e parë të borxhit të jashtëm për një shekull. Ne duhet të shkojmë më tej”, shtoi ajo.

Pas

Të dhënat nga pandemia/ Ja si paraqitet gjendja në të gjithë Shqipërinë

Para

Aksident i trefishtë/ Plagosen tre persona në Rrugën e Kombit, policia mbërrin në vendngjarje

Para
Aksident i trefishtë/ Plagosen tre persona në Rrugën e Kombit, policia mbërrin në vendngjarje

Aksident i trefishtë/ Plagosen tre persona në Rrugën e Kombit, policia mbërrin në vendngjarje

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

nga Fast News
18:59 | 23/11/2026
0

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

nga Fast News
17:40 | 23/11/2026
0

Moti keq ndërpren energjinë elektrike në Shqipëri, pesë avionë devijojnë nga TIA

Moti keq ndërpren energjinë elektrike në Shqipëri, pesë avionë devijojnë nga TIA

nga Fast News
17:10 | 23/11/2026
0

Shqipëria aktivizon sistemin IPSA, Sejko: Pagesat e shpejta mund t’i kursejnë ekonomisë 400 mln euro

Shqipëria aktivizon sistemin IPSA, Sejko: Pagesat e shpejta mund t’i kursejnë ekonomisë 400 mln euro

nga Fast News
16:48 | 23/11/2026
0

Recent News

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

Paga dhe tatimi në 2027, kush do të paguajë më shumë?

18:59 | 23/11/2026
Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

Tatimpaguesit i besojnë Muçit, mbi 6,500 pyetje në një muaj

17:40 | 23/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora