• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Familja më mbylli derën” Rrëfehet i riu gay në Tiranë që ushtron pr*stitucion: Eci në rrugë dhe pyes djemtë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Familja më mbylli derën” Rrëfehet i riu gay në Tiranë që ushtron pr*stitucion: Eci në rrugë dhe pyes djemtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Jeta e ka përplasur mes shumë vuajtjesh dhe problemesh, sa që është detyruar edhe të mbijetojë.

Një i ri i moshës 33 vjeç, është identifikuar nga policia e Tiranës si një burrë që ushtron prostitucionin.





Por jo vetëm kaq, ai është kthyer në një shqetësim për fqinjët me sjelljet e tij të pahijshme dhe të pazakonta.

Burimet e policisë vendore në kryeqytet, thanë, se i riu me inicialet E.E., u denoncua nga komshinjtë.

 

 

Ai njihet si banor i akomoduar nga programet e strehimit në Qendrën Kombëtare të Emergjencave, Tufinë.

Ky shtetas, referojnë institucionet jo zyrtarisht, u strehua në vitin 2016, pasi u konstatua në situatë rruge.

Azili në Gjermani dhe shqetësimi i fqinjëve

Ajo që përshkruajnë në kartelën e prostituimit shërbimet e bashkisë në kryeqytet, është si vijon.

“Gjatë qëndrimit në qendër, ai ka marrë të gjitha shërbimet e nevojshme psiko-sociale dhe mbështetje të herë pas hershme me ndihma për plotësimin e nevojave nga OJF dhe nga njësia administrative numër 5”.

“Disa herë, ky shtetas ka refuzuar punën e ofruar nga kompani të ndryshme”, – shpjegojnë specialistët, që kujtojnë se nga psikologët janë ofruar seanca ndërgjegjësuese për sjellje të hijshme.

Policia, thotë se i dyshuari që ushtron prostitucion, tentoi të krijojë një jetë të re, duke u larguar për tre muaj nga Shqipëria dhe duke kërkuar azil në Gjermani.

“Pas kësaj, ai u kthye dhe kërkoi banesën pranë qendrës, ku dhe iu referua një incident me punonjësit që e kallëzuan pranë policisë së Tiranës për kërcënim dhe dëmtim të pronës. Megjithatë përballë këmbënguljes së tij se do të ndryshonte, shërbimi social e ka akomoduar sërish në qendër”.

Policia thotë se u vu në dijeni për ushtrim prostitucioni nga i riu, i cili fuste burra në dhomën e tij, ku paguhej prej tyre.

“Ne jetojmë ngjitur me dhomën e E.E., dhe ai na shqetëson gjatë natës, pasi dëgjojmë së bashku me fëmijët pasthirrma me natyrë denigruese dhe turpëruese. Ne i kemi kërkuar llogari fqinjit dhe ai na u justifikua se kryen marrëdhënie për para dhe se kjo është një punë për të”, – deklarojnë në polici qytetarët.

Policia nga ana e saj, tregon se morën takim me qytetarin dhe në prani të një inspektori policie, i dyshuari e ka pranuar se punonte si prostitutë.

E vënë në dijeni nga inspektori që njoftoi eprorët, policia thotë se e thirri zyrtarisht 33-vjeçarin nga Tirana për t’i marrë një deklaratë.

Aty ai i pranon të gjitha, duke e bindur policinë se në të vërtetë duhet vënë para përgjegjësisë për ushtrim prostitucioni.

Ai e nis dëshminë e tij, duke kujtuar se u rrit në shtëpinë e fëmijës dhe duke qenë i lindur në një familje në vështirësi ekonomike, i takonte shumë rrallë motrat dhe vëllezërit.

Por për shkak se ata e kanë kuptuar që ishte pjesë e komunitetit LGTB, “dhe për shkak se një familje nga veriu nuk i pranon këto gjëra, ata më mohuan dhe nuk ma hapën derën. Këtu nisën vështirësitë e mia”, – shprehet në polici E.E., që është nga një qytet verior dhe që për të ruajtur anonimitetin e tij,nuk e tregon vendlindjen.

“Nuk flas fare, as me motrën, as me vëllezërit prej kohës që kur ata e kuptuan çfarë isha. Prindërit më çuan në shtëpinë e fëmijës, pasi nuk na rrisnin dot dhe ishin të varfër”, – thotë i riu.

Sipas tij, pas jetesës në shtëpinë e fëmijës, ai u dërgua nga shteti në një konvikt, ku dhe ka qëndruar për rreth 7 vite.

“Për shkak se më paragjykonin dhe ndihesha i pamundur për ta marrë veten ekonomikisht, u largova në Gjermani. Por aty jeta nuk më eci mirë, ndaj dhe u ktheva në Tiranë”, – deklaron i riu.

Kur ai u kthye në Shqipëri, kujton se kërkoi strehë sërish pranë zyrave të bashkisë Tiranë.

Derisa iu mundësua një çati mbi kokë thotë se policia, e strehoi në një hotel ku dhe qëndroi për tre muaj.

“Gjatë kësaj kohe, krijova lidhje me një burrë nga Kosova, – thotë i riu. – Kur ngelesha keq për para, i kërkoja të dashurit. Ishte një lidhje e fortë për mua. Por kur i dashuri s’më jepte para, atëherë dilja dhe gjuaja meshkuj dhe në hotel gjatë kësaj kohe, nisa punën duke çuar meshkuj në hotel. Të gjithë këta burra më paguanin. E bëj këtë gjë, se nuk më merr askush në punë”.

Policia e pyet, sipas burimeve, se si i siguron klientët dhe ai shpjegon.

“Dal në rrugë i veshur normal dhe duke ecur apo duke qëndruar në kafe, pyes si rastësisht djemtë dhe burrat: “A je për seks’? Nëse personi hesht, kuptoj se i interesoj, nëse acarohet, largohem me shpejtësi. Nëse pranon largohem përpara tij dhe e çoj në hotel R. Hotelin e paguan klienti, kurse unë marr 40 deri në 50 euro”, – i thotë policisë ai.

I riu shton se “të tjerët që i dalloj që nuk janë mirë nga paratë, pra nuk u del të paguajnë edhe mua edhe hotelin, i çoj në qendër”.

Ai vijon se, “ka pasur një rast, ku një burrë qe i dhunshëm me mua kur kreu marrëdhënie dhe më rrahu. Aty e morën vesh dhe të tjerët dhe punonjësi social më vuri kushte”.

Duke u përpjekur që të ndryshonte, i riu justifikohet para policisë se kishte kërkuar disa herë punë, por në krye të javës, atë e largonin pa arsye. Kjo e çoi atë në rrugën e ushtrimit të prostitucionit.

“Pronari i fabrikës më hoqi nga puna, pasi më ngacmoi dhe nuk donte që ta mësonin të tjerët prirjen e tij, kështu që edhe ai u soll keq”, – thotë ai në polici.

Sipas burimeve, policia shpjegon se nuk e arrestoi të riun për veprën e ushtrimit të prostitucionit.

Arsyeja është se nuk ka vend ku ta dërgojë në paraburgim, ndërkohë që pritet që të referohet në prokurori për akuzën e prostitucionit, sipas nenit 113 të Kodit Penal.

Gazeta SI

Pas

Lufta në Ukrainë/ Përshpejtohet zgjerimi i NATO-s, ja shtetet që mund të anëtarësohen së afërmi

Para

Kambana alarmi në Bruksel/ Ja si zgjedhjet e sotme në Francë mund të sjellin fundin e BE

Para
Kambana alarmi në Bruksel/ Ja si zgjedhjet e sotme në Francë mund të sjellin fundin e BE

Kambana alarmi në Bruksel/ Ja si zgjedhjet e sotme në Francë mund të sjellin fundin e BE

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar