Këngëtarja Beatrix Ramosaj ende përflitet në mediat rozë. Lidhja brenda shtëpisë së Big Brother Vip me aktorin, Donald Veshaj duket se e ktheu atë në qëndër të vëmendjes. Pas mbarimit të formatit, mori fund edhe marrëdhënia mes tyre.
Ramosaj është tejet aktive në rrjetet sociale duke postuar foto apo video që shpeshherë aludohen se janë dedikime për ish-të dashurin, Donaldin. Së fundmi, këngëtarja nga Kosova ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instgram teksa shkruan se ‘’është ndjesia më e mirë kur shikons e gjërat më në fund po shkojnë në vendin e tyre’’.
Këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë e ka fjalën, por padyshim që edhe kjo është aluduar në rrjet si një deklaratë ndaj aktorit të humorit. Para dy javësh, Ramosaj publikoi këngën e saj të re, që është konsideruar se i dedikohet historisë së saj me aktorin Donald Veshaj, madje nga ndjekësit është konsideruar si një kundërpërgjigje kundrejt tij.
Kënga në bashkëpunim me Dj Geek, titullohet “Ma shumë se ti”.
Mirëpo, teksti i këngës duket se ka të bëjë edhe me romancën e saj brenda BBV me aktorin Donald Veshaj, që zgjati vetëm pak orë pas përfundimit të formatit.
“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”– thotë Beatrix përgjatë këngës.
Midis të tjerash ajo u shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.”
Pas publikimit, kënga ka marrë mjaft komente, ku pjesa më e madhe e tyre përmendin emrin e aktorit të njohur të humorit.
Përmendim se aktori ka qenë në një koncert në Gjakovë me Romeo Veshajn dhe Elgit Dodën ku mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit.
Kjo këngë është pjesë e triologjisë së çunave që janë shkruar nga Donaldi.