Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, njëkohësisht anëtar i Grupit të Rithemelimit ka reaguar pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dënoi incidentin e ndodhur sot në Kuvend, ku ish-kryeministri Sali Berisha shtyu kryetarin e Komanduar të PD Enkelejd Alibeaj për të marrë fjalën në foltore.
Në mesazhin e tij, Paloka shkruan se “është fatkeqësi kur njeriu nuk e kupton më se sa vjen bëhet qesharak me deklaratat e qëndrimet që mban”.
Duke iu drejtuar ambasadores, Paloka shkruan se ata janë ngritur kundër diktaturës më të egër në Europë.
“Eshte fatkeqesi kur njeriu nuk e kupton me se vjen nje moment qe thjeshte behesh qesharak me deklaratat e qendrimet qe mban…!
Zonje, ne jemi ata qe u ngritem kunder diktatures me te eger ne Evrope…”,-shkruan Paloka në reagimin e tij.