Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nismën e re për sensibilizimin dhe edukimin e fëmijëve për respektimin e sinjalistikës së qarkullimit rrugor.
Ai shprehet se do të shkohet shkollë më shkollë që fëmijët të jenë të sigurtë si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër.
Rama thekson se kjo nismë ka objektiv planin për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030.
E ndërsa ndodhet në fillimin e mandatit të tretë si Kryeministër, Rama po planifikon edhe një tjetër mandat, nëse arrin të përmbyllë këtë që mori më 25 prill 2021.
“Shkollë më shkollë për të mësuar rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që fëmijët sot të jenë të sigurt si këmbësorë e pedalues biçiklete, po edhe si shoferë nesër
Viti 2021: 19.9% më pak aksidente rrugore, 18.8% më pak qytetarë të përfshirë në aksidente, 7.5% më pak fatalitete nga aksidentet, 14.8% më pak aksidente shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, 37% ulje e indeksit të vdekshmërisë për 10,000 mjete! Domethënëse është ulja me 43% e probabilitetit që një drejtues mjeti i sapopatentuar të përfshihet në aksident rrugor
Automotorizimi Shqiptar (DPSHTRR) po punon me partneritete dhe programe ndërgjegjësuese e formuese, me 304 institucione arsimore publike e private, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit, Kryqin e Kuq, Klubin Shqiptar të Automobilit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për Edukimin mbi Trafikun dhe Sigurinë Rrugore, për moshat nën 18 vjeç, me objektiv Planin Global të OKB, OBSH e FIA për uljen e fataliteteve nga aksidentet rrugore me 50% deri në vitin 2030”, shkruan Rama.