• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Do rindërtoj Mariupolin” Zotohet njeriu më i pasur në Ukrainë: Fabrikat e mia do konkurrojnë sërish globalisht

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
“Do  rindërtoj Mariupolin” Zotohet njeriu më i pasur në Ukrainë: Fabrikat e mia do konkurrojnë sërish globalisht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Njeriu më i pasur i Ukrainës është zotuar të ndihmojë në rindërtimin e qytetit të rrethuar të Mariupolit, një vend që e ka përzemër, ku ai zotëron dy fabrika të mëdha çeliku që thotë se do të konkurrojnë sërish globalisht.

Rinat Akhmetov ka parë perandorinë e tij të biznesit t’i shkatërrohet nga tetë vite luftime në lindje të Ukrainës, por mbetet sfidues dhe i sigurt se ata që ai i quan “ushtarët tanë të guximshëm”, do të mbrojnë qytetin që shtrihet në brigjet e Detit Azov, të reduktuar tashmë në një shkretëtirë, nga shtatë javë bombardime.

Për momentin, kompania e tij Metinvest, prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, ka njoftuar se nuk mund të përmbushë detyrimet bazuar në kontratat e furnizimit.

“Mariupol është një tragjedi globale dhe një shembull global i heroizmit. Për mua, Mariupoli ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një qytet ukrainas”, tha zoti Akhmetov në përgjigjen me shkrim të pyetjeve të drejtuara nga agjencia “Reuters”.

“Unë besoj se ushtarët tanë të guximshëm do ta mbrojnë qytetin, megjithëse e kuptoj se sa e vështirë është për ta” tha ai, duke shtuar se ishte në kontakt të përditshëm me menaxherët e Metinvest që drejtojnë fabrikat Azovstal dhe Illich Iron&Steel Works në Mariupol.

Të premten, Metinvest tha se nuk do të operonte nën pushtimin rus dhe se rrethimi i Mariupolit kishte çaktivizuar më shumë se një të tretën e kapacitetit të prodhimit të metalurgjisë në Ukrainë.

Zoti Akhmetov vlerësoi “pasionin dhe profesionalizmin” e Presidentit Volodymyr Zelenskiy gjatë luftës, çka në dukje u pa si një zbutje e marrëdhënieve mes tyre pasi udhëheqësi ukrainas vitin e kaluar tha se komplotistët që shpresonin të rrëzonin qeverinë e tij ishin përpjekur ta përfshinin edhe vetë biznesmenin.

Në atë kohë zoti Akhmetov e quajti akuzën “totalisht një gënjeshtër”.

“Lufta sigurisht nuk është një periudhë për mosmarrëveshje… Ne do ta rindërtojmë të gjithë Ukrainën”, tha ai, duke shtuar se ishte kthyer në Ukrainë më 23 shkurt dhe që nga ai moment nuk ishte larguar më./ VOA

Pas

Beteja në selinë blu/ Dalin emrat e deputetëve që janë rreshtuar pro Alibeajt dhe ata në krah të Berishës

Para

S’keni pse lyheni disa herë gjatë ditës, kremi pudër do të zgjasë 24 orë nëse aplikoni në fytyrë këtë produkt

Para
S’keni pse lyheni disa herë gjatë ditës, kremi pudër do të zgjasë 24 orë nëse aplikoni në fytyrë këtë produkt

S'keni pse lyheni disa herë gjatë ditës, kremi pudër do të zgjasë 24 orë nëse aplikoni në fytyrë këtë produkt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar