Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore, Policia e Shtetit zhvilloi sot një aksion në doganën e Vlorës.
Me urdhër të SPAK, u bënë kontrolle në kamionë, ndërsa mësohet se janë shoqëruar 4 vetë.
Mes tyre, është dhe një doganier.
Ata dyshohet se kanë lejuar apo favorizuar kalim të mallrave me dokumentacion të cunguar.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion.