Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Nuk ka trajtime preferenciale” Si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Nuk ka trajtime preferenciale” Si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i Lufthansas Carsten Spohr mbështet vendimin e stafit të kompanisë ajërore për të larguar nga një fluturim transatlantik kryeministrin shqiptar, pasi ai refuzoi në mënyrë të përsëritur të vendoste maskën e duhet kundër COVID-19.

Der Spiegel raporton se incidenti, i konfirmuar nga pasagjerë të tjerë të linjës Frankfurt-Detroit, filloi me refuzimin e Ramës për të mbajtur maskën e detyruar në avion.

Rama, i cili nxorri në rrugët e Tiranës blindat për të imponuar karantinën dhe i kërcënoi qytetarët shqiptarë duke publikuar video ku policë rrihnin protestues në rrugë për shkelje të rregullave kundër përphapjes së COVID-19, raporohet se në fulturim e datës 3 dhjetor ka refuzuar të mbajë maskën e kërkuar nga ekuipazhi.

Në artikull shkruhet se stafi i avionit u detyrua të njoftonte kapitenin e fluturimit, por as ky nuk e bindi dot Ramën.

“Kur edhe pas kësaj, shefi i qeverisë së Shqipërisë nuk iu bind detyrimit të përgjithshëm që të mbante një maskë FFP2 apo një maskë kirurgjikale në vend të maskës prej cope të thjeshtë, Rama u shoqërua jashtë avionit prej policisë federale,” shkruan Spiegel.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Endri Fuga, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë qeverisë nuk e mohoi incidentin, por pretendoi në një postim në Twitter se ai ishte shkaktuar nga stafi i avionit dhe se kompania kishte kërkuar ndjesë.

 

“Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkroi Fuga, duke vendosur edhe një foto të një e-maili me kompaninë.

Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.

Spiegel nga ana e saj thotë se drejtuesi i Lufthansas Carsten Spohr e kishte pranuar incidentin në një intervistë për revistën në 1 prill edhe pse nuk e ka përmendur emrin e Ramës. Gjatë intervistës i pyetur për telashet me një “shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën, Spohr ka mbështetur vendimin e punonjësve të kompanisë ajërore për ta larguar Ramën nga kabina e avionit.

“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë. Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale,” tha Spohr.

“Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” shtoi ai.

I pyetur nga BIRN nëse kjo sjellje tregonte standard të dyfishtë dhe nëse kishte qëndrim për sa shkruhej në revistën gjermane ‘Spiegel’,  Fuga tha se nuk do i shtonte asgjë asaj që kishte shkruar në Twitter./ BIRN

Pas

“Jam me kancer” Detaje nga pe ngmarrja në Tiranë, si i ‘zhvati’ 20 mijë euro borxh 31-vjeçari duke u hequr i sëmurë

Para

“Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura” Shpalljet ‘non-grata’ nga DASH, Yuri Kim del me mesazh të koduar

Para
“Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura” Shpalljet ‘non-grata’ nga DASH, Yuri Kim del me mesazh të koduar

“Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura” Shpalljet ‘non-grata’ nga DASH, Yuri Kim del me mesazh të koduar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

nga Fast News
09:56 | 23/08/2026
0

Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

nga Fast News
09:53 | 23/08/2026
0

Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

Sekrete të gjuhës së trupit që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

nga Fast News
09:30 | 22/08/2026
0

Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Frika nga kursi, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

nga Fast News
09:00 | 22/08/2026
0

Recent News

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

Punonjësit më të mirë nuk duhen shpërblyer me më shumë punë

09:56 | 23/08/2026
Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

Elon Musk po vë gjithçka në lojë për një teknologji të paprovuar

09:53 | 23/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora