Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur sot për variantin e ri të Omicron BA.2 në Shqipëri.
Ai shtoi se nuk mund të themi me saktësi prej sa kohësh po qarkullon në vendin tonë.
Alimehmeti tha se 72% e rasteve në Evrope janë me BA.2. Ky nënvariant sipas mjekut ka gjenin S si dhe mendohet se ka një transmetueshmëri më të lartë.
Nuk e dimë prej sa kohësh Ba.2 po qarkullon në Shqipëri. 72 % e rasteve në Evropë janë Ba.2. Ky variant ba.2 ka gjenin s në PCR. Ba.2 e ka sinjalin, identifikohet dhe më lehtë, ka një transmetueshmëri më të lartë. Ne do të sillemi si Evropa. Jemi goxha më prapa Evropës në zbulimin e rasteve.
Alimehmeti thekson se ka gati një muaj që rastet që zbulohen janë shumë të ulta, pra që ka një rënie të rasteve të infektimeve.
Kemi një muaj që rastet janë shumë të ulta. Kemi rënie të rasteve të infektimeve.
Përsa i përket karakteristikave të këtij variant Alimehmeti tha se BA.2 ka një transmetueshmëri më të lartë, gati 80% më shumë se BA.1. Ai thekson që për të qenë korrekt mund të thotë që BA.2 është I ngjashëm me BA.1 por kurrsesi më i rëndë.
Ka një transmetuershmëri më të lartë, 80% më I transmetueshëm në krahasim me BA.1. Janë të dyja Omicron janë shumë të ngjashëm. Kurba që shkaktoi BA.1 në Evropë ka qenë më e lartë, kështu do ndodhë në Shqipëri. Nuk pritet të shkaktojë problematika. Nuk është më i rëndë se BA.1. 94% e rasteve me BA.2 në Kinë janë asimptomatikë. Duhet ta vlerësojmë akoma por jemi në rënie të situatës.
Alimehmeti tha se dalje nga pandemia tani varet nga një vendim politik dhe social, por theksoi që kemi dalë tashmë nga faza akute. Alimehemti tha se nuk është e nevojshme të mbahen maska përveçse në spitale apo QSH ku rreziku është pak më i lartë.
Virusi ndryshon formë, variante do të ketë. Dalje nga pandemia është vendim social, politik, nësë kërkohet një kriter mjekësor është numri i ulët i njerëzve në spitale. Ka shtete që thonë se kemi kaluar në endem. Kemi dalë nga faza akute, rastet kanë rënë, jemi në pritje, do jenë fëmijët ata që do e marrin për herë të parë. Fatmirësisht fëmijët e kalojnë lehtë. Do kthehet sëmundje fëmijërie por nuk do të zhduket. Me këtë numra, maska të jetë në ambinte ku rrezikshmëria është e lartë por jo në vende të tjera.