Arrestimi i bujshëm i Nuredin Dumanit nuk ka kaluar pa zhurmë në lagjien ku banonte. Për të bërë të mundur ndalimin e tij janë dashur shumë efektiv policie e pa dyshim makina. Gjatë aksionit të shpejt në pallatin ku banonte i kërkuari, një prej banoreve tegon çfarë ka parë mbrëmjen e djeshme gjatë aksionit të policisë ku iu vunë prangat të Dumanit.
“Mbrëmë pamë një tmerr, po u binin dyerve me sende të forta. Unë banoj në kat të tretë. Ata ndodheshin në kat të katërt. Isha dhe vetëm, u tmerruam mbrëmë. Ata sipër rrinë me qira, para këtij që ka ardhur tani ishte një italian. Ka ikur para një jave.
U trokita para nja 3 ditëve u thashë mos më bëni zhurmë. Na fal na fal. Pastaj më tha nuk jam unë që bëj zhurmë është ai lart. Epo na fal që të bezdisa i thash”, tha ajo.