Uji në hidrocentralin e Fierzës ka arritur nivelet e minimumit për prodhimin e energjisë elekrike, pas më shumë se 6 muaj rënie të lirë të ujit nga prodhimi masiv.
Mësohet se pas vendimit për të ndërprerë prodhimin, drejtimi i ujit ka ndryshuar.
Specialistët kanë menduar se tashmë Fierza nuk mund të prodhojë asnjë kilovat energji elektrike me pretekstin se po ruhen rezervat hidrike.
Prurjet jane në minimum historik duke zbritur nën 70 m3 në sekondë. Ndërsa niveli i basenit është me pak se 258 metra nga 296 që është maksimalia.
Në vëzhgimin e bërë sot nga kamera e Fax News në basenin e ujëmbledhësit vërehet se niveli i ujit është rritur gjatë 24 orëve me dy metra. Gjithsesi, ky nivel është shumë larg nivelit mesatar për nga periudha ku ndodhemi.
Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në përiudhën mars-qershor ,uji ka qenë në kuotën e 276 metrave. KESH-i e lidh këtë situatë me mungesën e gjatë të reshjeve dhe thatësirën, ndërsa skeptikët argumentojnë faktin se qeveria ka dështuar në menaxhimin e ujëmbledhësit më të madhë në vend, duke i mëshuar faktit se KESH ka shitur energji elektrike gjatë stinës së verës duke shfrytëzuar prodhimin në HEC-in e Fierzës.
Kujtojmë se në muajin korrik të vitit të kaluar niveli në basenin e ujëmbledhësit ishte mbi 294 metra.