• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt”, të arrestuar, dr ogë dhe mjete të sekuestruara

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Policia me “dorë të hekurt”, të arrestuar, dr ogë dhe mjete të sekuestruara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka zhvilluar dhjetëra operacione policore në vend, për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, po ashtu dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Policia bën bilancin e kësaj jave:

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 558 persona, nga këta: 161 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga këta: 20 në kërkim kombëtar dhe 7 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Montenegro”, “Compensation”, “Kryqëzimi”, “Dajti”, “Camouflage 22”, “Taksim”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Zmeja”, “Trinomi”, “Last Game”, “Laskaj”, “Bitcoin”, “Led 2”, “Seriali”, “Derveni”, “Parandalimi”, “Road Guard 9”, “Griqan 2022”, “Vjosa e Pastër”, “Waves”, “Heshtja 2”, “Perimetri” dhe “Restart 5”.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste.
Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 6 doreza grushti metalike, shufër metalike, pistoletë zhurmuese dhe municion luftarak.
Gjithashtu janë sekuestruar 105 kg cannabis, 49.180 fara cannabisi, 4 peshore elektronike, sasi kokaine dhe heroine, 10 automjete, 17 celularë, çipsa dhe shuma të konsiderueshme parash.
Në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, janë evidentuar 5 ambiente të mbyllura, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, 1 rast tjetër në ambient të hapur, si dhe disa raste të sekuestrimit të farave të kanabisit.
Është evidentuar 1 ambient që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave.
Janë parandaluar 3 ngjarje kriminale, 2 në fushën e krimeve ndaj personit dhe 1 në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Janë evidentuar dhe goditur 50 raste të krimeve mjedisore, janë goditur 6 raste të organizimit të lojërave të fatit, 31 raste në fushën e narkotikëve, 29 raste në fushën e krimit ekonomik, 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.
Janë zbardhur 19 raste të zjarrvënies, me 19 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 1 në kërkim.
Policia Rrugore:

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 315 leje drejtimi, nga të cilat: 215 për tejkalim shpejtësie, 78 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 13.856 masa administrative dhe janë goditur 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:

Gjatë kësaj jave janë kapur 7 persona në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe 4 persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore dhe 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër personit dhe pronës, kultivimit të bimëve narkotike, zjarrvënies dhe paligjshmërisë në tërësi, si dhe krimit të organizuar në veçanti.

Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

Pas

“PD ka nevojë për bashkimin e saj”, Berisha takon demokratët në Tepelenë

Para

“Me ty non-grata nuk fiton PD” Berisha zbulon se çfarë i tha Alibeaj në takimin me dyer të mbyllura në selinë blu

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar