Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi në spital një 16-vjeçare të plagosur gjatë sulmeve ruse.
“Të gjithë të mbështesin në TikTok”, i tha atij Katya Vlasenko, automjeti i familjes së së cilës u qëllua teksa ata po largoheshin nga forcat ruse.
Presidenti 44-vjeçar i dorëzoi vajzës një tufë të madhe me lule dhe tha: Nuk është e lehtë, por ne bëjmë gjënë e duhur.
Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij në platformën e ndarjes së videove, ai pyeti: Pra, ne kemi pushtuar TikTok?