Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, njeriu për të cilin tani po flet e gjithë bota, u fejua në mënyrë të cuditshme me partneren e tij Luydmilla e po ashtu e braktisi pas një martese që zgjati 30 vjet.
Ajo ka rrëfyer se njeriu me të cilin kishte jetuar bashkë që nga viti 1983 i kishte propozuar njësoj sikur po e braktiste.
“Një natë ishim duke ndenjur në shtëpi dhe ai tha: ‘Deri më tani e ke kuptuar se çfarë njeriu jam. Në përgjithësi nuk jam i lehtë. Në këto tre vjet sipas të gjitha gjasave e ke marrë vendimin vet” ka thënë Lyudmila, në një intervistë që është publikuar në kuadër të biografisë së Putin “First Person”.
Çfarë ishte Putin sipas gruas së tij të parë?
“Ka qenë vetëkritik, ka shpjeguar se është një tip i heshtur, që në disa gjëra është i ashpër dhe që di të ofendojë njerëz. Konsideronte se nuk është partner jetësor i mirë. Më tingëllonte se po i thoshte këto për ta ndërprerë lidhjen. Iu pata përgjjgjur se e kam marrë vendimin, e ai më pyeti se a jam e sigurtë për këtë. Pohova me kokë, e bindur se ky është fundi ynë, por ai më pas tha ‘nëse është kështu, atëherë dua ta dish që të dua dhe shpresoj se do të martohesh me mua” ka thënë Putin.
Lyudmila, tutje, ka rrëfyer se ka pranuar menjëherë fejesën.
“Kjo ishte një befasi për mua”
Ndarja po ashtu kishte qenë e çuditshme.
Më 2013, Lyudmila kishte folur në mënyrë të çuditshme kur kishte folur rreth arsyeve të ndarjes, këtë e shpjegonte gjuha e saj e trupit, thoshte atë që ishte e detyruar ta thoshte.
“Po ndahemi sepse ne mezi po shihemi ndonjëherë. Fëmijët tanë janë rritur dhe i kanë jetët e tyre. Të gjithë po i jetojnë jetët e tyre. E falënderoj Vladimir Vladimiroviçin për mbështetjen, gjithmonë do të jemi miq” kishte thënë ajo.
Putin, siç thuhej, ishte bërë i ftohtë ndaj bashkëshortes, sa që kur ajo kishte pësuar një aksident, vetëm i kishte dërguar lule në spital. Sa më shumë pushtet që kishte, aq më i ftohtë bëhej ndaj saj.
Lyudmila, pas ndarjes nga Putin, është tërhequr krejtësisht nga jeta publike, dhe për të sot dihet fare pak.
Nga martesa me Putin, ajo ka 2 vajza, ndërkohë që thuhet se më 2015, ishte martuar me një biznesmen, 21 vjet më të ri, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë.