“Po hartojmë dy skenarë, një më pak pesimist dhe një më shumë pesimist, se çfarë do të ndodhë pas 3 muajve. E ardhmja nuk dihet dhe për këtë sfidoj çdo specialist”.
Kështu u shpreh në A2 Business ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, teksa foli për krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Teksa foli për të ardhmen ekonomike, Ibrahimaj u shpreh se kjo krizë është shumë më e rëndë ajo gjatë pandemisë. “Edhe nëse lufta përfundon sot, pasojat e saj do të vazhdojnë gjatë. Kjo është një krizë ekonomike shumë më e rëndë edhe se pandemia”.
Më tej, në këtë situatë, ministrja u shpreh se FMN rekomandon që duhet pasur fokusi te shtresat dhe kategoritë në nevojë.A2