• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rriten kërkesat për azil, 11 mijë shqiptarë aplikuan për në vendet e BE-së në 2021, rekord në Europë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Rriten kërkesat për azil, 11 mijë shqiptarë aplikuan për në vendet e BE-së në 2021, rekord në Europë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse me ritme më të ulëta, shqiptarët vijojnë të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë).

Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime.

Pavarësisht tendencës rënie, në raport me vendet e rajonit, shqiptarët duan të ikin më shumë se të gjithë shtetet e tjera të rajonit.

Maqedonia e Veriut, që është shteti i dytë në listë pas nesh për kërkesat për azil ka rreth 5 mijë aplikime, apo më pak se gjysma e Shqipërisë. Më pas renditet Serbia me 3,200, Bsonja- Hercegovina me 2500, Kosova me rreth 2,300 dhe Mali i Zi me më pak se 500. Edhe në raport me popullsinë Shqipëria mban rekord, me 3.9 aplikime për 1000 banorë.

Shqiptarët, aplikuesit më të mëdhenj në Europë

EUAA shkruan se grupi më i madh i azilkërkuesve europianë ishin shqiptarët (11 100), të ndjekur nga moldavët (7 700). Të dy paraqitën rreth 70% më shumë aplikime në 2021 sesa në 2020. Krahasuar me vitin 2020, një numër i ngjashëm ukrainassh (6 300) kërkuan azil, por aplikuan tre herë më shumë bjellorusë (3 800). Një rritje dukshëm më e fortë ka ndodhur vetëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (5 000), aplikimet e të cilëve janë katërfishuar.

Aplikimet në total

Sipas EUAA, në vitin 2021, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare në BE+ u rritën me një të tretën, në 617 800, duke u rikthyer në nivelet para pandemisë pas një rënieje të madhe në vitin 2020. Niveli në 2021 ishte afërsisht i ngjashëm me atë në 2018, por ende disi më i ulët se në 2019. Ndonëse nuk mund të përjashtohet që COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen të kenë ende ndikim në procedurat e azilit, çdo efekt i tillë duket të ketë qenë dukshëm më i dobët se në vitin 2020.

Rritja e përgjithshme e kërkesave për azil në vitin 2021 u nxit kryesisht nga afganët dhe sirianë. Afganët depozituan dy herë më shumë aplikime (rreth 97 800) krahasuar me vitin 2020. Pas marrjes së Afganistanit nga talibanët, vendet e BE+ morën më shumë se 10 000 aplikime afgane çdo muaj që nga gushti, niveli më i lartë nga të gjitha kombësitë e tjera. Megjithatë, në përgjithësi në vitin 2021, sirianët ende depozituan pak më shumë aplikime (106 000) sesa afganët, dhe pothuajse dy të tretat më shumë se në vitin 2020.

Irakianët ishin grupi i tretë më i madh i aplikantëve në vitin 2021 (rreth 28 700). Ndërsa aplikimet e tyre janë rritur gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme nga viti 2020 (+ 58 %), pjesërisht për shkak të rrugës së re të migrimit të parregullt nëpërmjet Bjellorusisë, ato mbetën më të ulëta se në vitet para 2020. Irakianët u pasuan nga pakistanezët (24 600), turqit (23 700) dhe Bangladeshit (20 000). Për të tre kombësitë, aplikimet ishin dukshëm më të larta se në vitin 2020./Monitor/

Pas

Grida Duma zbulon “ultimatumin” që i është vendosur Bashës, ka afat deri nesër të largohet nga posti i kryetarit të PD-s

Para

Ndodh në Durrës/ Sëmundja infektive prek pularitë e qytetit, ngordhin me qindra mijëra pula

Para
Ndodh në Durrës/ Sëmundja infektive prek pularitë e qytetit, ngordhin me qindra mijëra pula

Ndodh në Durrës/ Sëmundja infektive prek pularitë e qytetit, ngordhin me qindra mijëra pula

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar