• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ky faktor befasues mund të parashikojë nëse do e lini apo jo punën!

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Ky faktor befasues mund të parashikojë nëse do e lini apo jo punën!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Koha është një shigjetë e vazhdueshme, por koncepti ynë për të ndahet në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Nga natyra, disa njerëz priren të ndalen në të kaluarën. Të tjerët jetojnë në moment, dhe ëndërrimtarët jetojnë me një sy nga e ardhmja. Cili jeni ju? Përgjigjja mund të ndihmojë në parashikimin nëse do të veproni apo jo sipas mendimeve tuaja për të lënë punën tuaj.

Si konceptet e kohës mund ta bindin dikë të japë dorëheqjen nga puna





Mund të ndodhë që njerëzit që flasin për të kaluarën vazhdimisht të gërmojnë padrejtësitë e së kaluarës, të mbajnë mëri më gjatë dhe të largohen nga puna duke menduar (ose duke thënë): “Ik p*rdhu me gjithë punën tende!”

Nga ana tjetër, shpirtrat e shkujdesur që jetojnë në moment priren të jenë më impulsivë dhe janë më të rrezikuar. Në fund të fundit, lënia e një pune kërkon pranimin e një rreziku të panjohur. Ndoshta këta tipa të lumtur kanë më shumë gjasa të largohen pa një mendim të dytë. “Shihemi!”

Dhe pastaj janë planifikuesit; njerëzit që janë gjithmonë duke parë përpara, duke menduar, duke kurdisur, duke u përpjekur për më mirë: “Duhet të shkoj. E ardhmja po më pret!”

Vetëm një është përgjigja e saktë – të paktën, sipas rezultateve të këtij studimi të ri. Në këtë studim, kërkuesit anketuan 683 punonjës me kohë të plotë nga një spektër i gjerë industrish dhe përdorën një test psikologjik për të vlerësuar secilin person në cilën nga tre mënyrat e të menduarit për kohën, që ata prireshin të kishin.

Ata përcaktuan gjithashtu disa faktorë të tjerë demografikë dhe psikologjikë për të kontrolluar për variabla të tjerë dhe për të kërkuar mbivendosje midis këtyre faktorëve.

Gjashtë muaj më vonë, studiuesit anketuan përsëri të njëjtin grup njerëzish dhe pyetën nëse po mendonin të linin punën brenda vitit. Të dhënat sugjerojnë qartë se mënyra se si një person mendon për kohën, tregon nëse një person do ta lërë apo jo.

Studiuesit zbuluan se nuk kishte asnjë lidhje midis kryerjes së qëllimit për të lënë punën dhe të qenit një person që priret të jetojë në të tashmen. Të qenit i “shkujdesur” dhe të jetosh në moment, duket se ka tendencë të rrisë lumturinë dhe kënaqësinë në punë.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit në studim që prireshin të mendonin për të ardhmen kishin më pak gjasa se të tjerët të zbatonin mendimet e tyre për ta lënë punën.

Por ata që prireshin të mendonin në dhe për të kaluarën ishin shumë më të prirur për të realizuar qëllimin e tyre për të dhënë dorëheqjen.

Ky zbulim mbeti i qëndrueshëm edhe pas llogaritjes së shumë faktorëve të ndryshëm demografikë (gjinia, statusi martesor, mosha, niveli arsimor dhe të tjerë) dhe faktorët psikologjikë (duke përfshirë nivelet e ndërgjegjes dhe atributet e tjera të personalitetit).

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që fokusohen në të tashmen priren të kenë një interpretim më pozitiv të përvojave të tyre dhe nivele më të larta të mirëqenies dhe kënaqësisë nga jeta. Kjo kënaqësi dhe këndvështrim pozitiv mund të shpjegojë pse ata kanë më pak gjasa të lënë punën e tyre.

Njerëzit që priren të mendojnë për të ardhmen, duke imagjinuar dhe planifikuar jetën e tyre personale dhe profesionale, ka të ngjarë të kenë menduar tashmë përpara për të pranuar punësimin e tyre aktual, dhe kështu ata mund të kenë më pak gjasa të braktisin planin e tyre të jetës dhe të lënë punën. Hulumtime të tjera tregojnë se njerëz të tillë kanë më pak gjasa të shfaqin sjellje të rrezikshme dhe ata priren të jenë më të ndërgjegjshëm.anabel

Pas

Rama zbulon mesazhin: Ja çfarë më tha zyrtari nga Brukseli për këto manifestime

Para

Lejimi i eksporteve të drithërave e vajit në Shqipëri nga Vuçiç, Rama: Ky është Ballkani i Hapur

Para
Qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’/ Rama në Maqedoninë e Veriut, shëtitje me Zaev e Vuçiç: Nuk kam koment për Kurtin

Lejimi i eksporteve të drithërave e vajit në Shqipëri nga Vuçiç, Rama: Ky është Ballkani i Hapur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

nga Fast News
11:49 | 06/09/2025
0

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

nga Fast News
11:42 | 06/09/2025
0

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

nga Fast News
11:38 | 06/09/2025
0

Kur biznesi juaj dështon, si të filloni nga e para?

Kur biznesi juaj dështon, si të filloni nga e para?

nga Fast News
11:36 | 06/09/2025
0

Recent News

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Ja sa prodhohet në 24 orë

11:49 | 06/09/2025
Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

Rregulla të reja për mësuesit, ja cfarë parashikon Kodi i Etikës

11:42 | 06/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar