Për pak minuta fillon në Tiranë koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma.
Prej mëngjesit të sotëm, artisti ndodhet në kryeqytet dhe pritet që të performojë mbrëmjen e sotme para mijëra fansave shqiptarë në sheshin “Nënë Tereza”, pranë Universitetit Politeknik.
Më herët këngëtari ka publikuar një foto ku shihet në automjetin e tij dhe mbi foto ka vendosur “locationin”, duke i treguar 61 milion ndjekësve të tij në Instagram se ndodhet në Tiranë.