• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Simboli i 14 Marsit/ E vendosim të gjithë, ja cila është domethënia e verores

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Simboli i 14 Marsit/ E vendosim të gjithë, ja cila është domethënia e verores
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Simboli i 14 Marsit, Ditës së Verës, është dhe verorja.

Të gjithë njerëzit preferojnë të vënë në dorë fijet e thurura të bardha dhe të kuqe, që gjyshet dhe mamatë na lidhnin në duar në fillim të muajit mars.





Krahas hijeshisë dhe thjeshtësisë së tyre, veroret, simboli i pranverës, përcjellin dhe urimet për shëndet të mirë gjatë të gjithë vitit.

Ky rit bazohet në legjenda të trashëguara brez pas brezi. Siç thuhet në to, prejardhja e veroreve është nga Bullgaria. Për bullgarët ngjyrat e para të pranverës janë e bardha dhe e kuqja. Fijet e ndërthurura, të bardha e të kuqe, janë simboli i pranverës, i quajtur verore ose në bullgarisht “martenica”, sipas emrit të muajit të parë të pranverës “mart” (marsi).

Prej kohërave shumë të lashta bullgarët e presin 1 Marsin të stolisur me verore. Dielli i kuq që po agon shkëlqen mbi dëborën e marsit, dhe këtë pamje ata mund ta shohin në veroren bardhë e kuqe.Sipas traditës, veroret punohen nga gruaja më e moshuar e familjes. Ndaj dhe gjyshet me lidhjen e verores bekojnë nipat e tyre të rriten të bardhë e me faqe të kuqe, si edhe zonja e shtëpisë shpejton në mëngjesin e 1 Marsit t’u lidhë verore kafshëve shtëpiake dhe pemëve të kopshtit, që të japin fruta gjatë vitit, madje dikur gratë u kanë lidhur verore dhe sendeve më të rëndësishme shtëpiake.

Ndërkohë ndjenja estetike, fantazia, si dhe besimet popullore, i kanë bërë gratë që t’i shtojnë verores diçka tjetër, një rruazë bojë qielli për të ruajtur vajzat dhe fëmijët nga syri i keq, një monedhë të vogël për pasuri, një thelpi hudhër për të dëbuar forcat e liga, etj. Në këtë mënyrë çdo verore gëzon pamjen e vet origjinale dhe ruan “magjinë” e vet.Fillimisht verorja mbahej si nuskë që të ruante nga forcat e liga dhe të tërhiqte forcat e mira. Por dalëngadalë besimet dhe simbolet e vjetra janë harruar. Në kohën tonë veroret lidhen me urimet për shëndet dhe fat. Së bashku me urimin për një pranverë dhe vit të shëndetshëm, lidhni veroret dhe mbajini në duar deri në momentin që të shihni dallëndyshen e parë, ashtu siç na kanë treguar gjyshet.

Pas

Rama mbledh pensionistët: Po bëjmë atë që nuk e ka bërë asnjë qeveri në rajon 

Para

Vjen lajm i mirë/ Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun

Para
Vjen lajm i mirë/ Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun

Vjen lajm i mirë/ Bie çmimi i naftës në bursë, ekspertët zbulojnë shkakun

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar