Në mbledhje me kryetarët e degëve, Lulzim Basha është shprehur se është në dispozicion të zgjidhjes për situatën në parti, por nuk ka pranuar që kjo situatë ka ardhur prej gabimeve. Ai tha se PD ndodhet në këtë gjendje për shkak të vendimit të 9 Shtatorit.
Basha: Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.
Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë pd. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.