Protesta e organizuar nga qytetarët, e cila nisi fillimisht para kryeministrisë tashmë është zhvendosur në rrugët kryesoret të Tiranës. Pamjet tregojnë një kaos dhe radhë kilometrike makinash dhe autobusësh, të cilët janë bllokuar në unazën e kryeqytetit.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe për më shumë se një orë qytetarët e revoltuar mbajtën fjalimet e tyre para kryeministrisë. Më pas ata paralajmëruan se do të dalin çdo ditë në protestë në orën 17:00, duke bërë thirrje që të ketë një grumbullim masiv ditën e shtunë.
Qytetarët i kanë bërë thirrje kryeministrit që të reflektojë dhe të ulë taksat dhe rritjen e çmimeve ose të japë dorëheqjen.