Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidentët biseduan për luftën në Ukrainë e cila ka filluar më 24 shkurt.
Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se i ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën tjetër.
Genadi Gatilov u shpreh se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte e mirë, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.