Muaji Mars premton momente të shkëlqyera për disa shenja të Horoskopit. Ndaj lexoni më poshtë dhe shikoni nëse i përkisni shenjave me fat, të cilët do të shohin dashurinë duke trokitur në derën e tyre.
Peshorja
Muaji Mars do të jetë i shkëlqyer në dashuri për ju. Në rrugën tuaj do të shfaqen shumë kandidatë për të luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, ndaj mbajini sytë hapur. Luaj, flirto, argëtohu dhe shumë shpejt do të gjesh personin e zemrës. Afërdita dhe Marsi në shtëpinë tuaj të 5-të garantojnë një lidhje me emocione të forta nga të dyja palët.
Peshqit
Këtë muaj do të keni gjithçka që dëshironi. Rruga drejt suksesit personal do të jetë e hapur. Kjo do të bëjë që të keni njohje të reja, të tregoni më mirë veten dhe të hidhni hapin e parë për t’ju afruar dikujt që e pëlqeni. Ndaj ka shumë gjasa që të krijoni një lidhje dhe në një moment në një të ardhme të afërt, gjërat do të bëhen dhe më zyrtare.
Gaforrja
Jeni ndër shenjat me fat pasi Venusi dhe Marsi kalojnë në shtëpinë tuaj të 8-të, që praktikisht do të thotë se do të “ndizni” zjarre. Sidomos ju të 10-ditëshit të parë, do të keni sukses në dashuri. Një nga ata që do të jenë pranë jush do të arrijnë që të fitojnë zemrën tuaj. Krijimi i një romance të nxehtë që do të çojë në një marrëdhënie është mjaft e sigurt.
Virgjëresha
Me Hënën e re dhe Jupiterin në shtëpinë tuaj të 7-të, do të ndiheni me fat këtë muaj. Pas gjithë kësaj kohe që keni lënë gjurmë dhe keni marrë iniciativat e nevojshme për të përmirësuar jetën e dashurisë, është koha të shijoni frytet e përpjekjeve tuaja. Favoritët për të krijuar një lidhje të bukur janë ata që kanë lindur në 10 ditëshin e dytë. Ata që do t’iu afrohen do t’jua fitojnë zemrën. /abcnews.al