Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, ka sjell shqetësime edhe në Ballkan. Ndonëse Putin e njihte pavarsinë e Ukrainës, ai sërish dërgoi ushtrinë e tij për të marr kontrollin e territorit. Ndërkohë në Kosovë, i frikosohen veprimeve të Serbisë, e cila ende nuk e njeh pavarsinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova duhet të marrë të gjitha masat për sigurinë e vendit, dhe se qeveria duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar. Ai tha se një agresion i serbëve është i mundshëm ndaj duhet menduar çdo alternativë për të shmangur sërish krime lufte.
“Ka kohë që ne edhe në dialogun në Bruksel kemi ngritur alarmin për rrezikun nga fqinji jonë verior agresiv, i cili nuk është penduar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës, që e mohon gjenocidin, masakrat e spastrimin etnik dhe i glorifikon kriminelët luftës.
Sigurisht se presidenti i Serbisë nuk e ka fuqinë as për së afërmi të atij të Rusisë, por e ka mbështetjen e tyre, dhe siç e kemi parë në disa raste, ata mundohen të përdorin analogjitë e paqena, me pretekste false për të arsyetuar luftën për territore të reja – e territore të reja për ta, do të thotë krime të reja të tyre.
Derisa Serbia nuk pranon të mos nënshkruajë deklaratë mossulmimi e paqeje me Kosovën, ajo përbën kërcënim direkt për rajonin, për paqen dhe sigurinë tonë afatgjate dhe të përbashkët.
Askush nuk mund të flasë më siguri se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim. Ajo që dimë është se duhet të marrim të gjitha masat për të shtuar sigurinë dhe mobilizimin, në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo skenar”, tha Kurti.