• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Një rrugë pranë selive të ambasadës së Ukrainës, ambasadës ruse dhe asaj serbe në Tiranë merr emrin “Ukraina e Lirë”

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Një rrugë pranë selive të ambasadës së Ukrainës, ambasadës ruse dhe asaj serbe në Tiranë merr emrin “Ukraina e Lirë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Njëra nga rrugët e bllokut ku ndodhen selitë e ambasadave në Tiranë, pranë ambasadës së Ukrainës, ambasadës Ruse dhe asaj Serbe, do të emërtohet Ukraina e Lirë” të hënën.

Lajmin e dha sot kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e vlerësoi këtë gjest të Tiranës si një mesazh të qartë se s’mund të rrimë duarkryq pas asaj çka po ndodh me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.



Veliaj, i cili së bashku me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndihmuan sot në ngarkimin e kamionit të parë me ndihmat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës për qytetarët e Ukrainës, tha se është krenar për gjithë këtë bujari e solidaritet.

“Ne vërtet nuk mund të çojmë armë, por mund të çojmë ushqime dhe një mesazh. E një nga mesazhet që duam të çojmë, përmes Këshillit Bashkiak të Tiranës të hënën, është vendimi për të emërtuar një segment në bllokun e selive të ambasadave, që ndodhet pranë ambasadës së Ukrainës, me emrin Rruga “Ukraina e Lirë”. Ky është një mesazh që po jepet nga shumë qytete. Qëllon që në atë rrugë ndodhet edhe Ambasada e Rusisë – do të duhet që, ata, dhe të gjithë të tjerët aty, ta ndërrojnë adresën në kartëvizita me rrugën “Ukraina e Lirë”. Është një mënyrë për të treguar se ne nuk mund të rrimë duarkryq”, u shpreh Veliaj.

Ai reagoi edhe për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në Beograd. “Ajo që ndodhi dje në Serbi është e turpshme. Nuk është aspak dinjitoze që një vend në Ballkan të protestojë dhe të mbështesë ndërhyrjen ruse në Ukrainë. Jemi ndjerë vërtet të fyer nga fakti se ka ende sot vende që kanë avancuar drejt BE-së më shumë se sa ne dhe në një moment kritik, ku duhet të tregojë vlerat europiane, proteston në solidaritet me Rusinë, që është shtypësi, pushtuesi, armiku, kundërshtari i lirisë. Ndaj, Tirana duhet të bëjë kontrast edhe këtu,” deklaroi kryebashkiaku.

Nga ana tjetër, Veliaj dhe ambasadori Shkurov shprehën mirënjohjen për solidaritetin e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat iu bashkuan thirrjes për ndihma për të prekurit nga lufta në tendat e ngritura nga Bashkia dhe ambasada e Ukrainës.

“Jam shumë krenar për bujarinë që patëm nga qytetarët e Tiranës – bujari, e cila vërshoi në të gjitha tendat e hapura nga Bashkia e Tiranës, po ashtu edhe në ambasadën e Ukrainës. Është një moment jashtëzakonisht i vështirë, por secili duhet të bëjë të vetën. Ne shqiptarët kemi kaluar vështirësi nga lufta në Kosovë apo situata me tërmetin dhe e dimë çfarë do të thotë të kesh nevojë. Duam që këtë aksion ta vazhdojmë deri në datën 14 Mars dhe Ditën e Verës ta kthejmë në një ditë solidariteti”, tha Veliaj.

Ambasadori Shkurov falenderoi veçanërisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili bëri të mundur shumëfishimin e ndihmave në drejtim të popullit të tij.

“Ne kemi pasur si pikë grumbullimi Ambasadën e Ukrainës, por me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, patëm më tepër punë. Na u mundësua edhe një magazinë. Kam një falënderim shumë të veçantë për Kryetarin, por edhe një mesazh personal për shumë njerëz që janë prezent këtu, për popullin shqiptar, sepse pa praninë e tyre, pa ndihmën e tyre, nuk do kisha mundësinë të flisja sot, kështu siç po flas përpara jush. Mund të them se është një lloj fushate binjakëzimi midis Bashkisë së Kievit dhe Bashkisë së Tiranës”, u shpreh ai.

Ambasadori Shkurov vlerësoi gjithashtu edhe gjestin tradicional të mikpritjes shqiptare, që po dëshmon tashmë edhe me Ukrainën e goditur nga lufta vlerat e saj.

“Ne kemi shumë oferta që na kanë ardhur kohët e fundit. Janë mbi 1000 oferta për refugjatët që do të vijnë nga Ukraina. Për këtë doja të falënderoja popullin shqiptar”, vlerësoi Shkurov.

Pas

Të gjitha arsyet që shtyjnë një grua të dashuruar të braktisë lidhjen

Para

Dyshohet se u çonte rusëve informacion fshehurazi, vri tet negociatori ukrainas

Para
Dyshohet se u çonte rusëve informacion fshehurazi, vri tet negociatori ukrainas

Dyshohet se u çonte rusëve informacion fshehurazi, vri tet negociatori ukrainas

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar