Pushtimi i Ukrainës, padyshim që tronditi botën, por nga ana tjetër ka bërë presidenti i saj të admirohet dhe mbështetet masivisht për mënyrën se si po e menaxhon situatën dhe rezistencën që po tregon.
“Unë nuk dua të më shpëtoni, por të na dërgoni avion”, tha ai ditë më parë kur SHBA i kishte ofruar evakuimin nga ukraina. Kjo deklaratë dhe shumë të tjera ka bërë që shumë “të bien në dashuri me të”.
Të paktën kështu tregojnë komentet e panumërta online. “E di që nuk është koha, por kam një pëlqim të madh për këtë njeri”, shkruan dikush në rrjetet sociale.
Volodymyr Zelenskyy, i njohur ndryshe si Zaddy Zelenskyy. (“Zaddy”,një term i seksualizuar për një burrë tërheqës, shpesh të fuqishëm dhe në moshë.) ka marrë pa fund pëlqime me daljet e tij me veshje ushtarake.
TikTok dhe Twitter, janë plot me video të kohës së Zelenskyy-t në konkursin televiziv të vallëzimit të të famshëmve të Ukrainës, e shumë të tjera të edituara nga fansat.
Gjysma e shpallin atë hero, gjysma tjetër e pretendojnë atë si burrin e tyre të ardhshëm.
Tani janë bërë më shumë aktuale kohët kur Zelenskyy mori detyrën dhe iu lut njerëzve që të mos e vendosnin në piedestal, duke i inkurajuar ata të mbanin fokusin e tyre në të ardhmen e vendit.
“Nuk dua që portretet e mia të varen në zyrat tuaja, sepse presidenti nuk është një ikonë apo idhull”, tha ai në fjalimin e tij të inaugurimit. “Varini fotografitë e fëmijëve tuaj atje dhe shikoni në sy përpara çdo vendimi.”
Cilësitë seksi të “alfa mashkullit” të Zelenskyy janë mishëruar në qëndrimin kundër Putinit që po bën luftë kundër vendit të tij. Videot e tij selfie, të bëra për mediat sociale duken, duhet t’i dëshmojnë publikut se ai është ende gjallë.