Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se në Ukrainë kanë shkuar për të luftuar dhe mercenarë nga Shqipëria.
Këtë ai e shprehu në telefonatën që pati me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.
Putin është ankuar duke thënë se Ukraina po ndihmohet nga vendet e tjera, përveç Shqipërisë, edhe nga Kroacia, Kosova, por edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri.
“Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Megjithatë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i përgjigjet presidentit rus Vladimir Putin duke i thënë se nuk ka mercenarë shqiptarë që luftojnë në Ukrainë.
Kujtojmë që ligji shqiptar e ndalon një ushatarak nga Shqipëria të marrë pjesë në një luftë jashtë vendit.