• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“E rrëzuam kërkesën e Voltana Ademit” Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore, Celibashi del me njoftim urgjent

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“E rrëzuam kërkesën e Voltana Ademit” Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore, Celibashi del me njoftim urgjent
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka folur në lidhje  me  procesin përgatitor të  votimeve të pjesshme të së dielës, të cilat do të mbahen në 6 bashki të Shqipërisë.

Aiu shpreh se  materialet zgjedhore janë dërguar në të gjitha KZAZ-të e vendit, me përjashtim të një KZAZ-je në Shkodër, për shkak të bllokimit të rrugëve, si pasojë e motit të keq.



Sipas kreut të KQZ, ky institucion ka rrëzuar kërkesën që këto qendra votimi të zhvendosin, e cila është bërë nga kryetarja aktuale e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pasi sipas tij nuk është e bazuar në ligj.

Celibashi nuk dha një përgjigje përfundimtare, se çfarë do të ndodhë me pothuajse 5 mijë qytetarët me të drejtë vote, që mund tiu mohohet e drejta për të zgjedhur në rast të kushteve të këqija atmosferike.

“Kemi shpërndarë bazën materiale në të gjitha KZAZ me përjashtim të një KZAZ-je në Shkodër ku shpërndarja do të bëhet sot. Mund të kemi problem në disa njësi administrative të Shkodrës për shkak të zonave të thella dhe rrugëve të bllokuara. Kemi pasur një kërkesë nga ana e Voltana Ademit për shkak të aksesit në rrethinat e Shkodrës, ku kërkoi ndryshimin e qendrave të votimit.

Kjo kërkesë ka qenë e arsyeshme por për sa kohë nuk gjeti mbështetje në ligj nuk e kemi pranuar. Vlerësojmë se edhe pse ishte e arsyeshme si kërkesë, ne nuk mund të miratojmë zhvendosjen e tyre gati 50 km nga vendi ku janë aktualisht.

Ky është një problem i ligjit që do duhet ta adresojë reforma e pritshme zgjedhore. Problematika mbetet për dy zona të thella të Bashkisë së Shkodrës. Ka qenë problem edhe Boga edhe Thethi, por aty rruga është e hapur dhe ne mund të bëjmë shpërndarjen e bazës materiale”, deklaroi ai.

Celibashi kërkoi edhe nga komisionerët e caktuar nga partitë politike, qoftë për qendrat e votimit, qoftë për qendrat e numërimit, që të përmbushin detyrat e tyre, në bazë të asaj që iu cakton ligji.

“Në dy zonat e tjera mund të kemi problem edhe me vendosjen në funksion të Komisioneve të qendrave të votimit. Kjo situatë na imponon edhe ne si KQZ për të gjetur të gjitha mënyrat e mundshme për të transportuar bazën materiale dhe komisionerët që të marrin masa për të përmbushur këtë detyrim të ligjit.

Ne do të marrim masat që të mos kemi problem që lidhen me administrimin e procesit zgjedhor. Në lidhje me procesin e votimit elektronik në Vorë, sot në 14:00 KQZ do të zhvillojë procesin e testimit operacional”, tha ai.

Sa i takon Vorës, rezultati pritet që të dalë në një kohë të shpejtës, pasi votimi do të bëhet në mënyrë elektronike, ndërkohë që në 5 Bashkitë e tjera, sipas Celibashit, rezultati do të dalë brenda 48 orëve.

Pas

Importuesit qetësojnë shqiptarët, furnizimet me ushqime dhe miell nuk do të mungojnë

Para

“Ndaleni atë birin e ku*vës” Ish-futbollisti i famshëm “shpërthen” keq ndaj Vladimir Putinit

Para
“Ndaleni atë birin e ku*vës” Ish-futbollisti i famshëm “shpërthen” keq ndaj Vladimir Putinit

“Ndaleni atë birin e ku*vës” Ish-futbollisti i famshëm “shpërthen” keq ndaj Vladimir Putinit

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar