• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Dietat e dëmshme për rënien nga pesha- Pse duhet ti shmangni

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Lifestyle
0
Dietat e dëmshme për rënien nga pesha- Pse duhet ti shmangni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë prej nesh ndihen të pasigurtë kur shtojnë disa kilogramë shtesë. Dhe disa përdorin dieta të rrezikshme për të eliminuar yndyrën e barkut.

Sipas një hulumtimi nga Bupa, shumë njerëz i nënshtrohen dietave ekstreme, pas shtimit të peshës gjatë periudhës së pandemisë.



Shpesh këto metoda të humbjes së peshës janë të paqëndrueshme dhe mund të vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien tuaj, tha mjekja Elizabeth Rogers.

Studiuesit zbuluan se kemi një rritje me 800% të njerëzve që duan të eliminojnë dhjamin e barkut me pije detoksike.

Gjithashtu 387 % më shumë persona iu drejtuan Google për ‘metoda ekstreme të humbjes së peshës’.

Mjekia Rogers paralajmëroi se dietat ekstreme mund të varfërojnë trupin tuaj me minerale dhe vitamina thelbësore, duke bërë që të ndiheni të dobët, të lodhur dhe të irrituar.

“Gjithashtu ju vë në rrezik më të madh pasi do keni dhimbje koke, kapsllëk dhe anemi”, shtoi ajo.

Dr. Rogers shpjegoi se ndryshimi i zakoneve tuaja të të ngrënit herë pas here është i natyrshëm. Por paralajmëroi se disa dieta ekstreme premtojnë rezultate të shpejta, por mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore.

Mjekia zbuloi 5 mënyra se si mund të arrini humbje të qëndrueshme në peshë

  1. Mendoni pozitivisht

Humbja graduale e peshës së tepërt mund të jetë e dobishme për shëndetin tuaj, por është e rëndësishme të merrni parasysh se nga vjen dëshira juaj për të humbur peshë, tha Elizabeth Rogers.

Ajo shpjegoi se “presionet” nga mediat sociale, revistat dhe TV për një trup ‘perfekt’ kanë ndikim negativ në mënyrën se si ndiheni për pamjen tuaj.

“Të kesh një imazh pozitiv për trupin në përgjithësi do të thotë që ndihesh rehat me pamjen tënde. Kini parasysh qëndrimin tuaj ndaj trupit dhe peshës suaj”, u shpreha jo.

Mjekja shtoi se nëse përdorni photoshop për të edituar fotot tuaja përpara se t’i postoni në rrjetet sociale, duhet të merrni një sekondë kohë për të ndaluar dhe reflektuar se pse ndjeni nevojën për ta bërë këtë.

“Të menduarit me pozitivitet mund t’ju ndihmojë të sfidoni mendimet negative dhe t’i rregulloni ato”, shtoi Dr. Rogers.

  1. Jini realist

Kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, mjekia thotë se është e rëndësishme të humbni peshë në mënyrë të sigurt.

“Në përgjithësi, një humbje peshe prej rreth 0,5 deri në 1 kg çdo javë është një objektiv i shëndetshëm, i sigurt dhe real për të synuar.

Të humbësh peshë gradualisht dhe të bësh ndryshime të qëndrueshme në stilin e jetës suaj do të thotë që ju keni më shumë gjasa të mbani një peshë të shëndetshme afatgjatë”, shtoi ajo.

  1. Mbani një ekuilibër

Synimi për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar është një nga mënyrat më të mira për të pasur sukses kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.

“Mënyra më e mirë për të humbur peshë është të reduktoni numrin e kalorive që po hani dhe të bëheni më aktivë në të njëjtën kohë. Zvogëloni sasinë e ushqimeve dhe pijeve që janë të pasura me yndyrë dhe sheqer, zvogëloni konsumin e alkoolit dhe zëvendësoni mishin e yndyrshëm me alternative të tjera, si fasulet dhe bishtajoret”, shpjegoi ajo.

Dr. Rogers tha se nuk të hiqni dorë nga ushqimet që ju pëlqejnë, pasi do të përfundoni vetëm duke i dëshiruar më shumë.

“Në vend të kësaj, sigurohuni që t’i hani ato vetëm herë pas here dhe në sasi të vogla. Çelësi është të reduktoni marrjen e kalorive pa e privuar veten plotësisht nga ushqimet që pëlqeni, për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar”, tha ajo.

  1. Ushtrime fizike

Të qenit më aktiv, përveç ndryshimeve në dietën tuaj, do t’ju japë mundësinë më të mirë për të humbur peshë dhe për ta mbajtur atë, tha Dr Rogers.

“Nëse ndiheni gati, kjo mund të jetë mundësia e përsosur për të provuar një sport ose aktivitet të ri, për shembull tenis, not ose palestër. E rëndësishme të gjesh një aktivitet që të pëlqen ta bësh, pasi kjo do të thotë që ka më shumë gjasa t’i përmbahesh në plan afatgjatë”, shpjegoi mjekja.

  1. Krijoni një rrjet njerëzish që ju mbështesin

Nëse po ‘luftoni’ me peshën tuaj, atëherë mund të tërhiqeni të mbështeteni tek të tjerët.

“Ka shumë gjasa që ti përmbaheni mënyrës së shëndetshme të ushqyerit nëse e ndani këtë me miqtë dhe familjarët tuaj. Gjithashtu mund të mbështeteni tek mjeku juaj nëpërmjet një kontrolli shëndetësor”, përfundoi Dr. Rogers./Panorama

Pas

Moska nuk e pranon/ Ekzekutohet gjenerali i lartë rus, ja “dedikimi” që zbuloi të vërtetën

Para

“Imagjino të kishim qenë një popull me 300 milion” Kreshnik Spahiu publikon dy momentet e rëndësishme për Ramën dhe bën komentin epik

Para
“Imagjino të kishim qenë një popull me 300 milion” Kreshnik Spahiu publikon dy momentet e rëndësishme për Ramën dhe bën komentin epik

“Imagjino të kishim qenë një popull me 300 milion” Kreshnik Spahiu publikon dy momentet e rëndësishme për Ramën dhe bën komentin epik

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar