Në portin e Odessas në Ukrainë është fundosur një anije mallrash e Estonisë.
Sipas “The Guardian”, ngjarja ka ndodhur pas një shpërthimi.
Mësohet se dy anëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave Helt në pronësi të Estonisë u evakuuan në një gomone, tha Igor Ilves, drejtor menaxhues i Vista Shipping Agency me bazë në Talin.
Shkaqet që kanë çuar në shpërthim nuk janë bërë të ditura.Katër anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të zhdukur.
“Anija është fundosur. Dy pjesëtarë të ekuipazhit janë në një gomone në ujë dhe katër të tjerë janë të zhdukur. Nuk e di se ku janë për momentin”, ka thënë ai.