• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mban kodet bërthamore/ Kush është ministri rus që po sulmon Kievin, personi më i besuar i presidentit Putin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Mban kodet bërthamore/ Kush është ministri rus që po sulmon Kievin, personi më i besuar i presidentit Putin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga paradokset gjeopolitike që po ndodhin në luftën me Ukrainën, është dhe zinxhiri i pushtetit në Rusi.

Dhe pse opinioni publik ndërkombëtar e ka të gjithë vëmendjen te figura autoritare e presidentit rus Vladimir Putin, duke dyshuar dhe te problemet mendore të tij, ai nuk është zyrtari me pozicionet më ekstreme.



Kur javën e kaluar gjatë Këshillit të Sigurimit rus, u miratua pavarësia e Luhanskut dhe Donjetskut, vetëm një person foli për një tematikë totalisht ndryshe. Ishte ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu. Ai foli për rrezikun e Ukrainës në përgjithësi, dhe si mundësitë që Kievi të rimerrte armë nukleare ishte konkret. ‘Ka më shumë inxhinierë bërthamorë aty se në Korenë e Veriut’, deklaroi.

Fjala e tij kishte peshë. Jo vetëm se ai është ministër i mbrojtjes si dhe gjeneral i dekoruar me titullin më të lartë, atë të Heroit të Rusisë, por sepse ai është praktikisht personi më i besuar i presidentit Putin.

Shoigu ka një histori të veçantë. Ai është diplomuar në arkitekturë, djali i një prej familjeve elitare të një republike pothuajse të humbur të Bashkimit Sovjetik, atë të Tuvës, në kufi me Mongolinë. I ati vjen pikërisht nga një nga fiset autoktone me origjinë turkofone, ndërkohë që paradoksalisht e ëma ka origjinë ukrainase, nga Luhansku.

I dalluar si shef i Emergjencave gjatë viteve ‘90, iu bashkua më vonë Putin ku ishte edhe lider i një partie si Rusia e Bashkuar, që mbështeste pikërisht ‘carin’ e ri të Shën Petersburgut. Nga viti 2012 mban vendin e ministrit të Mbrojtjes, pozicion i konsoliduar me fushatën e suksesshme të aneksimit të Krimesë.

Marrëdhëniet me liderin e Kremlinit janë të shkëlqyera, dhe përtej pushtetit i bashkon edhe dashuria për natyrën e egër të Siberisë, ku të dy kanë kaluar periudha të gjata në vetmi. Politikisht dhe ideologjikisht rus, ai duket gjithsesi më i lidhur me pjesën aziatike sesa atë europiane. Flet gjuhën kineze, japoneze dhe turke, koleksionon shpata të vendeve aziatike dhe thuhet se praktikon budizmin dhe ritet e shamanëve të fisit të tij.

Është pikërisht ai që po koordinon fushatën në Ukrainë, dhe në rast përkeqësimi të konfliktit mund të ketë një rol vendimtar. Bashkë me Putin dhe kreut të Ushtrisë ai është një nga tre personat që mban kodet që urdhërojnë sulmin bërthamor.

Pas

Duhet ta provoni të gjitha, sekreti i lëkurës perfekte të Bella Hadid është më i thjeshti në botë

Para

Të shtëna në Tiranë/ Policia po e ndiqte, i shumëkërkuari qëllon ndaj efektivëve (EMRI)

Para
Të shtëna në Tiranë/ Policia po e ndiqte, i shumëkërkuari qëllon ndaj efektivëve (EMRI)

Të shtëna në Tiranë/ Policia po e ndiqte, i shumëkërkuari qëllon ndaj efektivëve (EMRI)

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar