Ylli i njohur televiziv Kim Kardashian, është tanimë zyrtarisht beqare. Ajo u divorcua nga reperi Kanye West. Dyshja i dha fund martesës së tyre prej 7 vitesh.
Gjykatësi Steve Cochran në Los Angeles pranoi kërkesën e Kim Kardashian, për të ndryshuar statusin e saj martesor dhe të rikthente mbiemrin e saj të vajzërisë. Pasi Kardashian e parashtroi kërkesën gati 3 muaj më parë.
Në seancën gjyqesore, Kardashian nuk ishte fizikisht, por morri pjesë me anë të një videocall, e ndërsa West nuk u shfaq as fizikisht e as në video. Tanimë Kardashian është e qetë pasi ajo është shprehur me parë se komentet publike të reperit për divorcin e tyre kanë shkaktuar mjaft shqetësim emocional.
Kërkesa e saj për divorc ishte bërë prej kohësh dhe dokumentat duhet që të kishin përfunduar me parë, por për shumë arsye West i ka vonuar pasi ai nuk ka dashur t’i jepte fund martesës së tyre.