Një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter është regjistruar 43 kilometra në verilindje të qytetit Sitia në Kretë, njoftoi Instituti Gjeodinamik.
Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 363 km në verilindje të Athinës.
Gjithashtu bëhet me dije se epiqendra e lëkundjes ndodhet në zonën detare 43 km në verilindje të qytetit të Sitia.