Pasi nuk lejohen që të futen vullnetarisht në ushtri, gratë civile në Ukrainë nuk janë ndalur që të japin kontributin e tyre n këtë situatë.
BBC ka publikuar një foto në të cilën shihen disa gra në qytetin e Dnipros që krijojnë bomba molotov. Këto janë armë artizanale, në mënyrë që qytetarët të mbrojnë shtëpitë e tyre nga ushtarët rusë. Për median prestigjoze, ato shprehen se janë të frikësuara nga situata, por duhet të përgatiten për çdo skenar.
Dnipro ende nuk është prekur nga sulmi, por është prekur nga kostot e luftës në rajonet e tjera.