Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim në Lushnje.
Ai ka prezantuar kandidatin për kryetar Bashkie të qytetit Indrit Sefën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
Basha tha se një vit nuk mjaftonte për të bërë mrekulli, por shtoi se kryetari i bashkisë mund të ishte në krah të qytetarëve dhe veçanët=risht të fermerëve lushnjarë për të cilët tha se nuk po merrnin asnjë subvencion nga qeveria.
Lulzim Basha: Nuk është betejë e lehtë por më besoni, nuk ka rrugë tjetër për Lushnjën dhe Shqipërinë. Le t’u japim këtë mundësi të rejave dhe të rinjve që të kenë mundësi të shohin të ardhmen e tyre këtu dhe jo ta kenë mendjen për të ikur përtej detit.
Një model larg baltës por bazuar në fakte dhe të vërteta. Shikoni se cfarë ndodhi me inceneratorët, 6 vite përballje dhe denoncime nga ne dhe tani shikoni si u faktua vjedhja e shekullit. Tani është në dorën e SPAK-ut të çojë deri në fund këtë dhe të ndëshkojë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve.
E vërtetë e tha Fatjoni, nuk bëhen dot mrekulli në një vit, por do jetë modeli i një personi anti-korrupsion në krye të bashkisë që ka luftuar kundër padrejtësive.
Lushnjës i duhet dhembshuria e kryetarit për fermerët e Lushnjës të cilët i kam takuar dhe i kam parë sesi janë zbehur dhe lodhur nga 8 vite keqqeverisje. Kryetari mund të jetë në krye të protestave të fermerëve të cilët nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga qeveria edhe pse jetojnë në zonën më të bekuar sa i takon priodhimtarisë në bujqësi.