Partia Demokratike ka denoncuar sërish përfshirjen e Tim Doshit në fushatën elektorale në Shkodër për Partinë Socialiste.
Duke publikuar një video, PD shkruan se Edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër
Postimi i plotë:
Lidhja e vetme e Ramës me Shkodrën është Non Grata – Tom Doshi.
Edi Rama i ka dorëzuar Tom Doshit çelësat e qeverisjes së Shkodrës.
Tom Doshi vendos, kush hyn në punë, kush bëhet shef dhe drejtor, kush merr tendera, kush bëhet deputet e së fundmi, siç e thotë dhe vetë, kush kandidon për kryetare bashkie.
Edhe pse i shpallur Non Grata nga SHBA, Edi Rama e ka emëruar Tom Doshin si drejtues politik dhe shef të fushatës së kandidates së PS-së në Shkodër. Edi Rama bëri sikur e largoi Tom Doshin pas shpalljes Non Grata, po çdo shqiptar e di, e më shumë se kushdo tjetër socialistët shkodranë, e dinë se pa miratimin e Tom Doshit nuk bëhet asgjë.
Edi Rama nuk ndahet nga non gratat, të korruptuarit dhe kriminelët. Sepse pa ta, ai, asnjë ditë nuk do të qëndronte në pushtet.