Dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët po shoqërohet me debate të ashpra.
Nuk kanë munguar as përplasjet me drejtuesen, deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
PJESE NGA DEBATI:
Jorida Tabaku: Në këtë mbledhje shumë të rëndësishme është marrë vendimi për financinmin e një kontrate koncesionare që ndodhet i akuzuar një ish-ministër për të cilin kemi ngritur Komisionin Hetimor. Mendova që ndoshta kishit këtkuar këtë vendim “VKM”. A jeni në dijeni se çdo punë është bërë me paratë e buxhetit të shtetit?
Edi Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për asnjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai ka kryer individualisht me palën tjetër. lidhja midis mbledhjeve e vendimeve. Është abuzive ta lidhësh me akuzën e ish-ministrit. Është marrëdhënie që dyshohet por duhet ta provojë Gjykata. Kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar, revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Europës, nuk ka shkuar para falë të gjithë vendimeve. A jam në dijeni për çfarë më thatë ju? Në Elbasan dhe në Fier janë krijuar dy vepra që unë jam krenar. Përqëndrohuni!
Jorida Tabaku: Fokusohuni tek pyetjet. A jeni në dijeni që janë finacuar nga buxheti?
Edi Rama: Ç’të them unë i shkreti? Fokusohuni.
Jorida Tabaku: Rrimë edhe deri në orën 2. Po iu drejtohem me shumë respekt
Edi Rama: E shoh. Pyetjen nuk e kuptova po e ndjeva
Jorida Tabaku: Batutat ironitë lërini jashtë!
Edi Rama: E di sa i vëmendshëm jam unë ndaj çdo fjalë. Ta respektojmë gjuhën shqipe se tek ajo ndahemi. Do më lejoni se e kam këtu. Oj zonjë…
Jorida Tabaku: Mos ngrini zërin se nuk iu kemi frikë
Edi Rama: Frikë duhet të keni vetëm nga vetja
Jorida Tabaku: Duhet të keni ju nga ligji kur sot një ish-ministër është në burg
Edi Rama: Kam ardhur të dëshmoj si kryeministër, jam shumë i fokusuar. Po të mos më ndërprisni…Që në fillim u thashë rolin tim. Dhe po u them pse e mbështes këtë punë të bërë. Jam krenar se në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohej nga grumbullimi i mbetjeve.
Jorida Tabaku: Fakt interesat po të lutem më jepni përgjigje.
Edi Rama: Po si patjetër, mbylle pra atë mikrofon. Tani prandaj po iu them që të dëgjoni për financimin, ku janë 430 mln euro do ta shqyrtojmë rrugës. Bushati dhe Sharra ishin të vetmet impiante. Sot mbulohet 87% e popullisisë, nuk kemi dy por 5 impiante. Berati, Durrësi, Maliqi, Vlora dhe Kukësin në proces. Sot jemi në kushtet kur mbulojmë një pjesë të madhe. Financimi për to është pjesë e këtij plani. Kam dashur që Teatri, Reforma Territoriale, janë fiksime të vjetra që po të ishin bërë në ato kohë do të ishte punë tjetër.