Gjatë dëshmisë së tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi deklaroi se nuk është përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama që të kërkonte informacione për kontratën e koncensionit.
Ai theksoi se do të ishte një tejkalim kompetencash nga ana e kreut të qeverisë, pasi ka institucione të tjera sipas tij që merrem me verifikime.
Agaçi: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë kontratë. Kontrata ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e palëve.
Tabaku: A keni pasur presion nga zot Rama për ta kaluar këtë?
Agaçi: E konsideroj të përsëritur këtë pyetje. iu përgjigja dhe do ishte mirë që mos të abuzonit me kohën. Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave. është një fakt publik që çdo ditë të mërkurë që Këshilli zhvillon mbledhjen javore. Ndodh, siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, e di dhe e kupton se ka raste. Ne kemi dhe një vend pune të përbashkët me Kuvendin. Ky sistem të jep mundësinë që qarkullimi i aktit të jetë më i shpejt. Në momentin ë miratohet një projekt-akt, i gjithë sistemi është i lidhur. Doja të dilja te përgjigja tjetër. Aksesi në këtë sistem e kemi nga 2010-ta deri në vijim. Nga një kërkim me kampione në vite ju siguroj që ky sistem ka hyrë në fuqi. janë me dhjetra vendime që kanë hyrë he janë miratuar brenda ditës në këshillin e Ministrave. S’ka asgjë të gabuar. kur një akt plotëson kriteret që kërkon ai mund të bëhet pjesë e këshillit të ministrave apo të refuzohet, apo të shtyhet për vendimmarrje të mëvonshme.
Tabaku: Nëse një kontratë e miratuar në mënyrë të paligjshme, financimi i saj është i ligjshëm?
Agaçi: Do i përgjigjem pjesës së dytë të pyetjes suaj. Kjo dhe në respekt të rregullores, këtë e them dhe për shkak të kompetencave që kam pasur. Do ju ftoja përzemërsisht që t’i përmbaheni objektit të këtij komisioni, pasi çdo deklaratë e bërë nga unë do ishte ndërhyrje në një autonomi të komisionit. Kontrata mori vendimin e duhur, të drejtë me bazë ligjore.
Tabaku: Në media është folur se ish-ministra kanë udhëtuar Kohë më parë me Mëritin dhe Zoton. E keni informuar zotin Rama?
Agaçi: Jam kërkuar si sekretar i përgjithshëm. Do dëshiroja që pyetet të përqendroheshin brenda kuadrit ligjor.
Tabaku: A keni kërkuar procedurë verifikimi për inspektimin financiar të kontratë koncensionare të Elbasanit? A ka kërkuar inspektim kryeministri?
Agaçi: Fatmirësisht ligjet që ky parlament i nderuar voton apo në vitet e mëparshme, parashikojnë dhe ndajnë kompetencat për institucionet. Kryeministri i ka detyrat e tij në kushtetutë, si dhe institucionet e tjera. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte tejkalim kompetencash. Ka institucione të tjera që bëjnë verifikime.