• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Do udhëtoni në një nga shtetet e BE? Nga testi te karantina, ja rregullat që duhet të keni parasysh

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Do udhëtoni në një nga shtetet e BE? Nga testi te karantina, ja rregullat që duhet të keni parasysh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ulja e numrit të të infektuarve me C OVID19 si dhe e të shtruarve në spital, ka bërë që një pjesë e mirë e shteteve të Bashkimit Europian të lehtësojnë masaz kufizuese të aplikuara deri më tani, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Por është ende herët për të folur për një hapje të kufinjve.



Për udhëtarët vlejnë rregulla specifike.

Kështu, përveç formularit me të dhënat bazë dhe certifikatës së vaksinimit, për të udhëtuar në disa prej vendeve të unionit, kërkohet po ashtu përgjigja e testit, si edhe aplikohet karantina e detyruar.

Në tabelë janë kushtet që duhet të përmbushen, ndaj për të shmangur çdo të papritur, është mirë që përpara se të bëni valixhet gati dhe të rezervoni një biletë udhëtimi, të njiheni me rregullat që ka vendosur secili shtet.

KUSHTET PËR TË UDHËTUAR NË VENDET E BE-së

GJERMANI

Udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një certifikatë të njohur të vaksinimit të plotë.

ANGLI

Duke filluar nga data 11 shkurt 2022, për udhëtimet drejt Mbretërisë së Bashkuar, aplikohen këto rregulla: Për shtetasit plotësisht të vaksinuar (që kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së fundit të vaksinës), nuk kërkohet as test antiCovid, as karantinë. Duhet plotësuar formulari PLF para udhëtimit: Për shtetasit e pavaksinuar, kërkohet: Test PCR negativ, kryer 48 orë para udhëtimit. Rezervimi i kryerjes së një testi anti-Covid në ditën e dytë të qëndrimit në MB

ITALI

Autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022. Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara: pune, shëndeti, studimi, urgjence. Dokumentacioni: Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike. Testi me rezultat negativ të kryer 72 orë përpara udhëtimit.

Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”.

BELGJIKA

Shtetasit e Ballkanit Perëndimor, mund të udhëtojnë drejt Belgjikës: Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina. Edhe nëse qytetarët kanë kryer dy dozat e vaksinave, nuk janë të përjashtuar nga kufizimet e COVID-19, përfshirë testimin dhe karantinën.

SPANJA

Duke filluar nga data 1 shkurt 2022, udhëtarët nga Shqipëria me certifikatë vaksinimi, ku përfshihen dhe shtetasit shqiptarë, për të cilët kanë kaluar 270 ditë (ose 9 muaj) nga bërja e dozës së dytë, për të hyrë në Spanjë janë të detyruar të bëjnë dhe dozën e tretë të vaksinës. Veç certifikatës së vaksinimit, duhet testi apo konferma sanitare me rezultat negativ.

GREQI

Nga data 21 shkurt deri në datën 7 mars 2022, për udhëtimet drejt Greqisë: Të gjithë udhëtarët që dëshirojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, pavarësisht pikës kufitare, duhet të plotësojnë formularin. Udhëtarët, të cilët disponojnë certifikatën e vaksinimit, lejohen të hyjnë në Greqi pa kërkesën e një testi PCR ose një testi të shpejtë (rapid). Udhëtarët, të cilët nuk disponojnë një certifikatë vaksinimi, duhet të dorëzojnë përgjigjen e testit.

FRANCË

Nga data 12 shkurt 2022, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Francës, te cilët kanë mbyllur ciklin e vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike “Janssen” dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave “Pfizer/Comirnaty”, “Moderna”, “AstraZeneca”/”Vaxzevria”/”Covishield”, NUK KANË më nevojë të jenë të pajisur një test PCR apo antigjenik negativ për t’u futur në Francë.

ZVICËR

Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, për udhëtimet drejt Zvicrës aplikohen këto rregulla: Shtetasit e vendeve të treta, ku përfshihet edhe Shqipëria, do të lejohen të hyjnë në territorin zviceran vetëm nëse janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat e poshtëshënuara dhe paraqesin certifikatën e vlefshme të vaksinimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare.

HOLANDA

Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes. Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin: certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19.

Pas

Akuzohet për disa vepra penale, var veten i dënuari në burgun e Peqinit (EMRI)

Para

“A keni patur presion nga Rama për të kaluar VKM e inceneratorëve?” Ja si përgjigjet Ëngjëll Agaçi

Para
“A keni patur presion nga Rama për të kaluar VKM e inceneratorëve?” Ja si përgjigjet Ëngjëll Agaçi

“A keni patur presion nga Rama për të kaluar VKM e inceneratorëve?” Ja si përgjigjet Ëngjëll Agaçi

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar