• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Aleksandër Graham Bell, si e nxiti talenti dhe dramat familjare të shpikte telefonin dhe shumë pajisje të tjera

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Aleksandër Graham Bell, si e nxiti talenti dhe dramat familjare të shpikte telefonin dhe shumë pajisje të tjera
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shumicës së njerëzve emri Aleksandër Graham Bell,u kujton njeriun që ndihmoi në shpikjen e telefonit në vitin 1876. Por ndërsa Bell qe përgjegjës për një ndryshim rrënjësor të mënyrës së komunikimit të botës, jeta e tij kishte shumë më tepër gjëra interesante.

Telefoni nuk ishte shpikja e tij e vetme



Aleksandër Graham Bell lindi më 3 mars të vitit 1847 në Edinburg të Skocisë, dhe që në moshë të re ai ishte i përgatitur për një të ardhme të shkëlqyer në mendimin inovativ. Babai dhe gjyshi i tij, ishin ekspertë në zë dhe elokucion, ndërsa nëna e tij, Eliza, ishte një pianiste e talentuar.

Ndërsa familja u zhvendos në Londër, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, Bell synoi zgjidhjen e problemeve të përditshme nëpërmjet shpikjeve të tij. Një ndër shpikjet e tij më të dukshmeishte telefoni në vitin 1876. Por që kur ishte 12-vjeç, Bell zhvilloi një makinë që mund të hiqte lehtësisht lëvozhgat nga kokrrat e grurit.

Po ashtu,Bell zhvilloi një version të hershëm të detektorit të metaleve, që u përdor në një përpjekje të dështuar për të gjetur plumbin që hyri në trupin e presidentin amerikan XhjemsGarfilld kur ai u qëllua nga Çarls Gito në korrikun e vitit 1881. (Garfilld vdiq 80 ditë pas atentatit për shkak të një infeksioni në plagë).

Bell do të përmirësonte shpikjen, dhe ajo do të përdorej për të zbuluar me sukses plumbat

Tek trupat e ushtarëve e gjatë Luftës së Parë Botërore.“Soba e akullit” e Bell, ishte një pararendëse i ajrit të sotëm të kondicionuar. Në kulmin e verës së vitit 1911, Bell publikoi shpikjen duke e ftohur zyrën e tij deri në një temperaturë 16.1 gradë gjatë një interviste që dha për “The York Times”.

Në vitin 1881, Bell u trondit nga vdekja e djalit të tij të porsalindur nga tuberkulozi. Ajo tragjedi e nxiti të shpikë një “xhaketë metalike” me vakum për të ndihmuar në lehtësimin e frymëmarrjes. Mendohej se ishte hapi i parë drejt zhvillimit të “mushkërive të hekurta”.

Bell nuk ishte i vetmi që eksperimentoi me idenë e telefonit

Për shkak të historisë së familjes së tij – edhe nëna e tij ishte gjithashtu e shurdhër – Bell ishte gjithnjë i intriguar në lidhje me mënyrat e komunikimit me mjete alternative. Telegrafi i tij harmonik i shpikur në vitin 1871 mund të transmetonte menjëherë shumë mesazhe nëpërmjet një teli.

Por Bell donte të provonte transmetimin e mesazheve me zë. Me ndihmën e investitorëve

dhe elektricistit Tomas Uotson, ai krijoi më sukses një pajisje që e kthente në zë energjinë elektrike. Shpikës të tjerë si Antonio Meuçi dhe Elisha Grejkishin patën gjithashtu ide të ngjashme.

Por në fund, Bell shkoi i pari të aplikojë në zyrën e patentave, dhe qe i pari që kreu një telefonatë me Uotson. Po ashtu në vitin 1877 ai themeloi kompaninë telefonike “Bell”. Për këtë arsye emri i tij është më së shumë i identifikuar me zbulimin revolucionar. Gati 550 projekte alternative ndaj shpikjes së tij rezultuan të pasuksesshme.

Bell shpiku më shumë se sa një mënyrë për të komunikuar

“Fotofoni” i tij, i shpikur bashkë me ndihmësin Çarls Tainter, mund ta transmetonte zërin përmes një rrezeje drite. Bell përdori një kristal seleniumi dhe një pasqyrë që vibronte në përgjigje të zërit. Bell dhe Tainter patën sukses duke dërguar përmes kësaj metode në vitin 1881 një mesazh në 200 metra distancë. Ajo arritje mendohet se i parapriu sistemit aktual tëkomunikimit me fibra optike.

Ai nuk ishte domosdoshmërisht fansi më i madh i telefonit

Pavarësisht inovacioneve të Bell, ai vetë nuk ishte nga ata që i kënaqeshin lehtësisë sëkomunikimit. Thuhet se Bell refuzoi të mbante një telefon në studion e tij të punës sepse kishte frikë se kjo do të ndikonte në produktivitetin e tij.

Kishte një interes të diskutueshëm mbi eugjenikën

Duke pasur parasysh punën e tij në emër të komunitetit të të shurdhërve, Bell shfaqi interes për eugjenikën, duke mbrojtur çiftin selektiv të njerëzve, që mund të përjashtonte potencialisht sëmundjet dhe aftësitë e kufizuara. Ai u shpreh edhe kundër emigracionit. Madje në vitin 1921, Bell u emërua president nderi i Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Eugjenikës.

Bell dhe Edison përmirësuan shpikjet e njëri-tjetrit

Ndërsa Bell meriton vlerësimin kryesor për shpikjen e telefonit, ishte miku dhe njëherazishpikësi i tij po aq i famshëm Tomas Edison, ai që e modifikoi transmetuesin në vitin 1877, gjë që siguroi përforcim dhe e bëri pajisjen më të lehtë për t’u përdorur.

Po ashtu, Bell ishte në gjendje të përmirësonte një shpikje të Edisonit. Kështu, kur Edison shpiku gramafonin në vitin 1877, duke përdorur fletë kallaji si mjet regjistrimi, ishte Bell ai që shpiku cilindrin e regjistrimit me dyll9 vjet më vonë, që ishte më praktik.

Ditën e vdekjes u nderua në mënyrë të veçantë

Aleksandër Graham Bell vdiq më 2 gusht 1922 në moshën 75-vjeçare, si pasojë e ndërlikimeve që i solli sëmundja e diabetit. Ditën e varrimit të tij, të gjitha shërbimet telefonike në Shtetet e Bashkuara e ndërprenë për një 1 minutë punën e tyre në shenjënderimi për kontributet e mëdha të Bell.

Thënie të famshme të Aleksandër Graham Bell:

“Përpara çdo gjëje, çelësi i suksesit është përgatitja”.

“Përqendrojini të gjitha mendimet tuaja mbi punën që keni në duar. Rrezet e diellit nuk djegin derisa të fokusohen gjatë diku”.

“Ju nuk mund t’i imponoheni ideve. Idetë e suksesshme janë rezultat i rritjes së ngadaltë”. / bota.al

Pas

“Më rrezikohet jeta” Çfarë pa nga kamerat? Ish-oficeri i RENEA kërkon ndihmën e policisë

Para

“E acaron ky legeni” I nxorrën mesazhet që shkëmbente me Tabakun dhe 2 gazetarët, reagon Desada Metaj

Para
“E acaron ky legeni” I nxorrën mesazhet që shkëmbente me Tabakun dhe 2 gazetarët, reagon Desada Metaj

“E acaron ky legeni” I nxorrën mesazhet që shkëmbente me Tabakun dhe 2 gazetarët, reagon Desada Metaj

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar