• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Blinken: Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia është në prag të sulmit ndaj Ukrainës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Shpallja ‘non grata’ e Sali Berishës/ Blinken-kongresmenit: Kemi prova!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se të gjitha shenjat të lënë të kuptosh se Rusia është në prag të sulmit ndaj Ukrainës, megjithatë u angazhua se Uashingtoni do të bënte të gjitha përpjekjet diplomatike deri në minutën e fundit për të parandaluar një ndërhyrje ruse.

“Gjithçka që po shohim sugjeron se situate është shumë serioze, se jemi në prag të një pushtimi. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar një gjë të tillë”, tha ai në një intervistë për televizionin CNN.

Zoti Blinken tha se Perëndimi ishte i përgatitur nëse Moska sulmon Ukrainën.

“Ne do të përdorim çdo mundësi dhe çdo minutë që kemi në dispozicion për të parë nëse diplomacia mund ta frenojë Presidentin (Vladimir) Putin,” tha ai.

Zoti Blinken tha se takimi i tij i planifikuar me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për javën e ardhshme do të mbahej për sa kohë që Moska nuk sulmon.



Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të bëjë një mbledhje të dielën me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi Rusinë dhe Ukrainën.

Zoti Blinken përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se ndikimi parandalues i sanksioneve do ta humbiste vlerën nëse ato vendosen përpara një sulmi të mundshëm, pavarësisht nga thirrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të shtunën për t’i vënë ato në zbatim.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu rus Vladimir Putin ranë dakord në një telefonatë të dielën mbi nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë, tha zyra e zotit Macron të dielën.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve pritet të takohen të bëjnë një bisedë telefonike të hënën dhe do të punojnë për një samit të mundshëm në nivelin më të lartë me Rusinë, Ukrainën dhe aleatët për të vendosur një rend të ri sigurie në Evropë, tha pallati Elysee.

Udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar për një pushtim të afërt rus të Ukrainës, duke vlerësuar se më shumë se 150,000 trupa ruse kanë rrethuar vendin.voa

Pas

Për të forcuar imunitetin! Pse kjo pije me kakao ka kaq shumë efekte pozitive

Para

Zyrtari i FSHF konfirmon thyerjen e urdhrit të gjykatës: Padyshim që do të mbahen zgjedhjet më 2 mars

Para
Zyrtari i FSHF konfirmon thyerjen e urdhrit të gjykatës: Padyshim që do të mbahen zgjedhjet më 2 mars

Zyrtari i FSHF konfirmon thyerjen e urdhrit të gjykatës: Padyshim që do të mbahen zgjedhjet më 2 mars

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar