• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nuk është e ndershme” Vajza rrëfen historinë tronditëse: Gjyshi mori çiften që të qëllonte mamin dhe babin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Nuk është e ndershme” Vajza rrëfen historinë tronditëse: Gjyshi mori çiften që të qëllonte mamin dhe babin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në 80-vjetorin e nënës së saj, vajza Lindita ka vendosur ta surprizojë me një mesazh dhe kjo ka qenë arsyeja pse ka marrë edhe avionin nga Italia për në studio. Por përpara se të rrëfejë arsyen, Lindita nis me zanafillën e historisë, dashuria mes prindërve dhe një vendim i vështirë në kohëra aspak të lehta.

Ardit Gjebrea: Më trego pak. Historia nuk është edhe aq e bukur.



Lindita: Me vuajtje, si të gjitha nënat shqiptare.

Ardit Gjebrea: Por çfarë dashurie që paska patur me babin tënd!

Lindita: Shumë. Dhe prandaj e ndien shumë humbjen e babit.

Ardit Gjebrea: Dhe dashuria e jashtëzakonshme. Unë ndonjëherë e kam pak të vështirë të konceptoj që për hir të dashurisë të dalësh kundër familjes tënde. Nuk konceptoj dot që për hir të dashurisë të marrë babai çiften për të gjëmuar fëmijën, për ta vrarë sepse nuk duhet që të ndodhë kjo dashuri. Por më mirë tregoje ti.

Lindita: Mami im ka lindur në Korçë. Në moshën 19-vjeçare i prezantojnë babin, ajo vjen me rrobat e trupit dhe kaq, dasma kjo ishte, shkon te shtëpia e babit. Mami ka shumë respekt për veten, qëkur ka qenë e re sa çohej, lyhej, rregullohej dhe siç ishte më para, çezma e lagjes, duhej të shkonte apo për punë të tjera në sektor, gjithnjë e rregulluar, për veten e saj gjithmonë, gjë që na e ka ushqyer edhe neve. Thotë “u çove, lyhu, rregullohu, pastaj bëj punët e tjera”.

Ardit Gjebrea: Megjithatë, fshati fliste. Dhe fjalët e liga shkuan edhe në vesh të familjes së babit tënd. Ata nuk donin që babi të martohej me mamin tënd.

Lindita: Ata menduan që kjo nuk është e ndershme, diçka luan se kot nuk dalin fjalët dhe e detyruan, i thanë babit” duhet ta lësh këtë grua se po na qesh fshati”. Babi vendosi të rrinte me mamin. Gjyshi i zemëruar merr çiften që kishte në shtëpi dhe e gjëmon me gjithë mamin.

Prej asaj dite, prindërit e Linditës nuk u kthyen më kurrë në atë shtëpi. Në ditët e para flinin në kabina elektrike, teksa me vete kishin vetëm rrobat e trupit .

Vajza surprizon nënën për 80-vjetorin: Nuk kam mundur të të mbuloj me flori

Pas rrëfimit të historisë së vështirë të dy prindërve të saj, Lindita dëshiron ta lumturojë në 80 vjetorin e lindjes nënën e saj.

Lindita: Ti je një nënë që na ke bërë krenare që nga fillimi, që nga jeta jote me babin e deri tani. Je një grua e ndershme, e pastër, punëtore, që ke rritur fëmijët me vuajtje si gjithë nënat shqiptare që janë heroina. Unë jam krenare për ty, por dua të jesh pak më e gëzuar tani që babi nuk është më se e di që humbja e tij…

Unë shpresoj që t’ia kem arritur qëllimit që të të bëj ty të lumtur se ti e di që unë nuk kam punuar në Shqipëri, rrija në shtëpi, atje punoj pak nuk kam pasur asnjëherë sa të bëj aq sa meriton një nënë, të të mbuloja me flori e gjëra, nuk kam pasur mundësi të të bëj ndonjë dhuratë të madhe, por shpresoj t’ia kem arritur sadopak.

Shemsije: Unë jam shumë e kënaqur se kam rritur pesë fëmijë, i themi ne korçarët “e kam ballin e faqen të hapur” të shkoj kudo. Jam shumë krenare për këtë që më bëri Shqipëria ime, e shpirtit, e zemrës. Këtu i rrita pesë fëmijët e mi, kam punuar 25 vjet e vuajtur, e rraskapitur, por nuk më vjen keq sikur jetën ta jap sot se i kam të gjithë krenarë./tvklan.al

Pas

“Duhet të durojmë dhe disa” Basha mesazh indirekt Berishës: Vinë vërdallë nga mëngjesi në darkë, vetëm shpifin dhe gënjejnë

Para

Si të debatoni me partnerin në mënyrë që ta forconi më shumë marrëdhënien tuaj

Para
Si të debatoni me partnerin në mënyrë që ta forconi më shumë marrëdhënien tuaj

Si të debatoni me partnerin në mënyrë që ta forconi më shumë marrëdhënien tuaj

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar