• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Duhet të durojmë dhe disa” Basha mesazh indirekt Berishës: Vinë vërdallë nga mëngjesi në darkë, vetëm shpifin dhe gënjejnë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Duhet të durojmë dhe disa” Basha mesazh indirekt Berishës: Vinë vërdallë nga mëngjesi në darkë, vetëm shpifin dhe gënjejnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i PD Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me strukturat në Kamëz.

Ai ka vijuar denoncimet për çështjen e inceneratorëve.



Basha tha se përditë ka sulme kundër Partisë Demokratike, kundër demokratëve, kundër drejtuesve dhe përfaqësuesve në komisionin hetimor për inceneratorët. Ai tha se PD është mburoja e vetme për shqiptarët.

“Kujtdo që ka hapur gojën kundër kësaj afere! Këto 6 vite, e mbani mend apo jo? Kanë qenë 6 vite të mbushura me ngjarje. Sa para kanë paguar! Po iu dalin tani sa para kanë paguar! Sa para kanë paguar me konto, pa lëre KESH-in, për mediat. E kam thënë edhe një herë tjetër. Ç’punë ka një djegës plehrash të bëjë reklamë?! Njësoj sikur një banjë publike të bëjë reklamë. Ç’punë ka të bëjë reklamë?! Reklama ishte mjet për t’i mbyllur gojën medias, dhe jo vetëm kaq, por edhe për të censuruar opozitën.

Gjithë këto sulme që kemi mbajtur në raport me inceneratorët, në raport me kanalizimin dhe kriminalizmin e Policisë së Shtetit, të shtetit, të Shqipërisë.
Të gjitha këto po provohen kauza të drejta, jo për hirin tonë, jo për të mirën tonë, sepse përkundrazi gjithsecili prej nesh këtu ka paguar një faturë kush më të lartë e kush më të ulët, për një kauzë shumë më të madhe, për kauzat e shqiptarëve.
Sepse kjo është detyra jonë. Kjo është ajo që na ka mbledh këtu së bashku sonte e na mbledh bashkë kudo nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë. Na mbledh vetëdija se shqiptarët nuk kanë asnjë mburojë tjetër përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë”, deklaroi Basha.

 

 

Ai theksoi se ‘në mes të kësaj beteje, në vend që çdo energji dhe fuqi e jona të fokusohet ndaj armikut numër 1 të mirëqenies së shqiptarëve, që po i gërryen vatrat e shqiptarëve, po i zbraz shtëpitë e tyre dhe tavolinat. Në mes të kësaj beteje duhet të durojmë edhe disa që vijnë vërdallë dhe nga mëngjesi deri në darkë vetëm shpifin dhe gënjejnë’.

“Shpifin dhe gënjejnë, sulmojnë dhe denigrojnë këdo që nuk mendon si ata. Janë një grusht i vogël njerëzish i cili përbëhet nga dy pjesë.
Një pjesë të cilët unë do ta quaja më të vogël, janë njerëz që kanë përfituar sa herë PD ka qenë në pushtet. Kanë përfituar nga sakrificat e demokratëve dhe këtë unë e kam thënë përpara, e kam thënë që në Kuvendin e parë të PD, ju e mbani mend shumë mirë, por duhet ta kisha thënë shumë më qartë. Se atëherë fola për drejtorët që shikonin nga xhamat e zinj me arrogancë, por nuk ishin vetëm drejtorët.
Dhe nuk është se vetëm shikonin me arrogancë përtej xhamave të zinj, bënin shumë më shumë se aq. Abuzonin me pushtetin në emër të PD. Ndërkohë që demokratët vuanin për një vend pune, për një bursë studimi, për legalizimin që vetë e premtuam, e bëmë ligj dhe papritur ligji u fut në vitrinë në vend që të zbatohej.
Dhe një pjesë tjetër njerëzish të cilët nuk mund t’i ngarkoj me mëkate të tilla por që janë tërësisht të manipuluar sepse nuk mendojnë me mendje, por manipulohen në emocion. Dhe kjo është një kohë shumë bujare për t’u manipuluar me emocionet. Pse?! Masakra e 25 prillit është një padrejtësi kombëtare jo vetëm ndaj demokratëve por ndaj gjithë shqiptarëve”, tha kreu i PD.

Sipas tij, revanshi i Edi Ramës dhe i klikës së tij pas 25 prillit, të gjitha bashkë pa diskutim që krijojnë një gjendje emocionale.
“Por detyra jonë është që këtë emocion, këtë zemërim ta kthejmë në kapital politik për të marrë shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe për të përmbushur atë mision që deklarova në fillim të këtij takimi, për të hapur rrugë demokracisë, legjitimitetit, duke larguar këtë regjim, duke pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo duke manipuluar ti për hallin personal, kujtdo qoftë”, tha Basha.

Pas

“S’di ç’të them më!” Erion Braçe publikon pamjet e rënda: Nuk ua kam fajin as unë e as policia

Para

“Nuk është e ndershme” Vajza rrëfen historinë tronditëse: Gjyshi mori çiften që të qëllonte mamin dhe babin

Para
“Nuk është e ndershme” Vajza rrëfen historinë tronditëse: Gjyshi mori çiften që të qëllonte mamin dhe babin

“Nuk është e ndershme” Vajza rrëfen historinë tronditëse: Gjyshi mori çiften që të qëllonte mamin dhe babin

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar