Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shtetasi me iniciale A.M është vetëvarur.
Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.02.2022, rreth orës 14:15, në rrugën “Hamdi Ceonimeri”, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. M., 39 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.