1. “Je shumë e ndjeshme”
Partnerët që kanë tendencën për të abuzuar emocionalisht, zakonisht përdorin këtë fjali për të hequr fajin nga vetja. Për ta, sjellja ofenduese para miqve të ty apo njerëzve të tjerë, është gjithmonë një shaka dhe problemi je ti që “prekesh shpejt”. Mos bini pre.
2. “Ti s’kënaqesh kurrë”
Ata janë manipulatorë profesionistë! Përgjithësisht komplimentet e tyre kanë ofendime brenda dhe në fund do t’ju akuzojnë ju, duke ju etiketuar si “të vështirë” apo “të pakënaqur”. Eshtë një dhunë e vazhdueshme psikologjike që e bën viktimën të mendojë se është vërtet njeri përgjithësisht i palumtur.
3. “Asnjë nga miqtë e tu nuk kujdeset për ty si unë”
Të gjitha kreditet duhet të shkojnë për të! Të tillë njerëz kanë tendencën ta izolojnë viktimën nga miqtë, familja dhe njerëzit e tjerë përreth. Një partner manipulator do t’ju bindë dhe dekurajojë duke ju thënë se koha njerëzit përreth jush s’kanë qëllime aq të mira sa ka ai ndaj jush.
4. “Pse po e bën kaq të madhe?”
Fiks për ngjarjet që duhen bërë “të mëdha”, partnerët emocionalisht abuzues thonë këtë fjali për të mbajtur situatën në kontrroll. Për atë ndjesi të tilla si: të ndihesh i lënë pas dore, i injoruar apo i fyer nga një sjellje e caktuar, janë reagime të tepërta dhe drama të panevojshme.
5. “Ti as që ja ke idenë për çfarë po flet.”
Thjesht po përpiqen të vënë në dyshim gjykimet, idetë, logjikën, kujtesën dhe realitetin rreth teje.
6. “Të gjithë mendojnë që ti je e çmendur”
Nëse ta thotë këtë, vrapo! Eshtë një përpjekje e pastër për të të bindur se jo vetëm ai, por gjithë njerëzit mendojnë që ti je emocionalisht e paqëndrueshme.
7. Ish-i im ishte më e mirë se ty”
anabel
Krahasimi mes partnereve është i tmerrshëm! Mund të të ulë në çdo çast vetëbesimin, por vetëm nëse ju e lejoni këtë.