• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dr oga sigurohej në Durrës dhe shitej në Tiranë/ Pranga dy personave në kryeqytet 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Dr oga sigurohej në Durrës dhe shitej në Tiranë/ Pranga dy personave në kryeqytet 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona kanë përfunduar në pranga pas finalizimit të operacionit të koduar “Thread”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  Sipas policisështetasit me iniciale A.D., 19-vjeç dhe A.P., 62-vjeç shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe Tiranës.

Shtetasi me iniciale  A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit me iniciale  A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.





Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Informacion
Finalizohet operacioni policor i koduar “Thread”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, katër aparate celulare, dy automjete dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thread”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i kanë lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Pas

“E hëna nis me reshje”, sinoptikania tregon si do të jetë moti gjatë javës 

Para

I riu shqiptar u dorëzohet oficerëve grekë: Nuk doja që ta vri snim djalin

Para
I riu shqiptar u dorëzohet oficerëve grekë: Nuk doja që ta vri snim djalin

I riu shqiptar u dorëzohet oficerëve grekë: Nuk doja që ta vri snim djalin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar