Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ç’pritet të ndodhë në Kuvend? Votohet sot për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Ç’pritet të ndodhë në Kuvend? Votohet sot për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtyrja e afateve për mandatin e organeve të vettingut do të votohet sot në Kuvend, ndërkohë që socialistëve iu duhen dhe vota nga opozita. Në seancën e sotme plenare, që parashikohet të nisë në orën 10:00, do të ketë diskutime të shumta rreth kësaj çështje, ndërsa pritet të ketë edhe debate.

Teksa maxhoranca kërkon që opozita të votojë zgjatjen e mandatit të këtyre organeve në Kuvend, opozita siç duket është e ndarë. Kështu, grupi i Rithemelimit të Berishës është kundër shtyrjes së mandatit, ndërsa deputetët e Bashës pritet të vendosin sot mbi qëndrimin e tyre në një mbledhje me grupin.
Në qershor të këtij viti skadon afati për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerët publik, ndërkohë që llogaritet që deri në atë kohë të paktën 30 përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mos i jetë nënshtruar procesit të rivlerësimit. Sipas propozimit të shumicës, zgjatja e mandatit duhet të bëhet deri në fund të viti 2024.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, pas përfundimit të mandatit të KPK-së, rivlerësimi të mund të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjykatësit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për prokurorët.
Në dhjetor të vitit të kaluar Komisioni i Venecias u shpreh në favor të zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut, e po ashtu dhe Operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Më herët, në mbështetje të ndryshimeve të propozuara ishin shprehur përveç ambasadës amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë, edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), struktura e përbërë nga ekspertë të huaj që mbikëqyr procesin e rivlerësimit.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 3.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës kërkuar nga deputeti FerdinandXhaferraj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)

4. Interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)

5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” (Propozuar nga një grup deputetësh të shumicës parlamentare). (Neni 177 i Kushtetutës dhe nenet 77/b dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Pyetje Shprehet nismëtari Relatorë: Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi Shprehet organi përgjegjës: Këshilli për Legjislacionin dhe komisioni për Çshtjet Ligjore,Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Nen 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,
neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votashpër miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′)

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 10 shkurt 2022

Para

Në kërkim për vr asjen e 19-vjeçarit grek në Selanik, autori që fshihet në Shqipëri: Dua të dorëzohem!

Para
Në kërkim për vr asjen e 19-vjeçarit grek në Selanik, autori që fshihet në Shqipëri: Dua të dorëzohem!

Në kërkim për vr asjen e 19-vjeçarit grek në Selanik, autori që fshihet në Shqipëri: Dua të dorëzohem!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“Michael” shkruan histori, filmi biografik më fitimprurës në histori

“Michael” shkruan histori, filmi biografik më fitimprurës në histori

nga Fast News
09:30 | 06/07/2026
0

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

nga Fast News
09:00 | 06/07/2026
0

Turizmi, mes numrave në rritje dhe mungesës së “pushuesve elitarë”

Turizmi, mes numrave në rritje dhe mungesës së “pushuesve elitarë”

nga Fast News
08:51 | 06/07/2026
0

Taksa e pasurisë, Financat: Banesa e parë me 50% zbritje, do të përcaktohet me vetëdeklarim

Taksa e pasurisë, Financat: Banesa e parë me 50% zbritje, do të përcaktohet me vetëdeklarim

nga Fast News
08:34 | 06/07/2026
0

Recent News

“Michael” shkruan histori, filmi biografik më fitimprurës në histori

“Michael” shkruan histori, filmi biografik më fitimprurës në histori

09:30 | 06/07/2026
9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

09:00 | 06/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora