Janë zbardhur dhe dokumentuar 8 raste të vjedhjeve në disa banesa në Tiranë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar 21-vjeçar, i cili ishte dënuar më herët për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi i studionte banesat, duke përdorur disa pajisje speciale, bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet, duke hyrë në banesa pa dëmtime të dyerve apo dritareve dhe duke iu shmangur kamerave të sigurisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dron me kamër, 3 televizora, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.
NJOFTIM
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çelësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2
Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në banesa.
Vihet në pranga autori dyshuar i vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Sekuestrohen një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dron me kamër, 3 televizora, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Çelësi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:
– M. S., 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi i studionte banesat, duke përdorur disa pajisje speciale, bënte kopje të çelësave dhe me pas kryente vjedhjet, duke hyrë në banesa pa dëmtime të dyerve apo dritareve dhe duke iu shmangur kamerave të sigurisë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se nëpërmjet këtij mekanizimi, ky shtetas dyshohet të ketë vjedhur në 8 banesa të ndryshme, gjatë muajit dhejtor 2021 dhe muajve janar dhe shkurt 2022, konkretisht:
* Më datë 07.12.2021, në rrugën “Petro Cani”, dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases G. C.;
* Më datë 21.12.2021, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetases F. Z.;
* Më datë 26.12.2021, në rrugën “Faik Konica”, dyshohet se ka vjedhur një orë, një çantë dhe një laptop në banesën e shtetasit A. C.;
* Më datë 12.01.2022, në rrugën “Xhorxhi Martini”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit E. P.;
* Më datë 15.01.2022, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.
* Më datë 16.01.2022, në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit I. R.;
* Më datë 25.01.2022, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe disa laptopë në banesën e shtetasit F. M.;
* Më datë 07.02.2022, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri në banesën e shtetases F. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mekanizëm çelës përshtatës që shërben për kopjimin/klonimin dhe hapjen e bravave, një kuti me vegla dhe çelësa si ato të kopjimit të çelësave të bravave, një çelës makine, çelësa të ndryshëm banesash, dy aparate celulare, një dron me kamër, 3 televizora, 24 ora dore të markave të ndryshme, 4 çanta të ndryshme, një iPad, një kamer sigurie, një playstation dhe 4 laptopë, disa bizhuteri floriri, 295.000 lekë të rinj, 6400 euro, 276 dollarë dhe 490 paund.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.