Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot një konferencë urgjente për media. Konferenca e Kreut të Shtetit do të mbahet në Presidencë, në orën 11:00.
“Sot ne ora 11:00, konference per mediat e Presidentit te Republikes, Ilir Meta”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, vetë Presidenti Meta shkruan në “facebook” se “Të dashur miq, Në ora 11:00, sipas mundësive tuaja, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni live, në një konferencë për mediat. Mirë u takofshim!”
Konferenca mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.
Kushtetuesja më 7 shkurt u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë.